KQZ ndan mandatet per qarkun e Vlores

Mbeten edhe pak qarqe, kryesisht ata qe jane ne proces ankimi dhe KQZ perfundon procesin e shpalljes se mandateve mes koalicioneve dhe mes partive qe jane pjese e nje koalicioni.
Deri me tani eshte shpallur rezultati per Qarkun e Kukesit, tre mandate PD, nje PS, Gjirokastra, tre mandate PS, dy mandate PD.
Ne Elbasan, shtate mandate per PD dhe shtate mandate per PS. Ne Korçe, gjashte mandate per PS dhe gjashte mandate per PD.
Mbeten per t’u ndare mandatet ne Qarkun e Beratit, Shkodres e Tiranes, qarqe qe jane ne proces ankimimi nderkohe qe dy dite me pare u miratua tabela perfundimtare per Qarkun e Lezhes, duke i hapur rruge hapit tjeter.
Jane nje sere procedurash qe duhet te ndiqen nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deri ne shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.