KQZ ngec te lista e zgjedhesve
Ne mbledhjen e dates 29 dhjetor pritet qe regjistri i votuesve ai qe socialistet kerkojne per hetimin e zgjedhjeve te shkuara te ruhet ne depot e KQZ-se pa u percaktuar me tej fati i tij. Kjo pritet te jete dhe pika me e nxehte e mbledhjes dhe e debatit ne KQZ diten qe shtate anetaret e saj do te vendosin per djegien e fleteve te votimit. Te merkuren me 29 dhjetor KQZ do ti jape fund dilemes nese fletet e votimit do te digjen apo jo. Me shumicen e anetareve fletet e votimit te zgjedhjeve te
28 qershorit do te digjen. Projektvendimi i KQZ-se eshte gati dhe per te filluar nga puna per pastrimin e kutive te votimit kerkohet vetem ngritja e kartoneve. Por ndryshe nga ceshte vepruar ne mbledhjet e meparshme te KQZ-se pas cdo procesi zgjedhor kur eshte dashur pastrimi i kutive zgjedhore kesaj radhe kreu i ketij institucioni Arben Ristani ka anashkaluar Udhezimin nr. 1 te dates 30.01.2006 te KQZ. Mbi bazen e ketij udhezimi eshte bere pastrimi djegia dhe arkivimi i te gjitha materialeve zgjedhore te zgjedhjeve qe prej janarit 2006. Ky udhezim sakteson ne menyre te detajuar se cilat materiale do te shkojne ne Arkivin Qendror te Shtetit sic jane Libri i protokollit Fletorja e vendimeve tip te KQV-se Regjistri i posacem i zgjedhesve dhe
Lista e zgjedhesve. Gjithashtu udhezimi percakton se cilat materiale do te digjen Fletet e votimit dhe Kundrafletet e votimit.
Precedenti
Me kete metode pune eshte bere dhe asgjesimi i fundit i materialeve zgjedhore nje vendim i dates 22.06.2007 pas zgjedhjeve te pushtetit vendor kur kryetar i KQZ-se ishte lirim Gjata. Ne piken 4 te vendimit te asaj kohe thuhet Hapja e kutive dhe administrimi i dokumentacionit zgjedhor dhe materialeve brenda kutive te votimit behet sipas Udhezimit nr.1 date 30.01.2006. Ne 13 shtator te ketij viti KQZ u mblodh per te marre nje vendim te tille ne zbatim te nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Ne situaten e nxehte politike djegia e fleteve te votimit do te acaronte me tej ambientin politik prandaj te dyja forcat politike si PS ashtu dhe PD rane dakord qe djegia e fleteve te votimit te behej ne nje kohe me te vone. KQZ e pranoi kete kerkese por nuk mund ta conte kete proces per vitin e ardhshem pasi ne 8 maj 2011 do te zhvillohen zgjedhjet per pushtetin vendor. Por ne projektvendimin e asaj mbledhjeje e cila do te vendoste djegien e fleteve te votimit KQZ do te zbatonte pikerisht Udhezimin nr.1 te dates 30.01.2006 qe sakteson destinacionin e cdo materiali qe gjendet ne kuti. Ne projektvendimin e ri qe ka pergatitur per mbledhjen e se merkures kryetari i KQZ-se Arben Ristani nuk i referohet me Udhezimit nr.1 i cili eshte zbatuar vazhdimisht qe prej 2006 sa here eshte dashur pastrimi i kutive pas zgjedhjeve. Ai nuk e permend kete udhezim por shton se aKryetari i KQZ-se me urdher te brendshem ngre komisionin per hapjen e kutive te votimit bKomisioni per hapjen e kutive te votimit do te jete pergjegjes per seleksionimin dhe administrimin e dokumentacionit te parashikuar ne nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor i cili do ti dergohet Arkivit Qendror te Shtetit seleksionimin e materialeve qe mund te riperdoren si dhe per procesin e djegies se fleteve te votimit dhe kundrafleteve. Duke ballafaquar praktiken e ndjekur nga KQZ pas zgjedhjeve te meparshme me propozimin e ri duket qarte se Regjistri i Posacem i votuesve regjistri ku cdo zgjedhes firmos para se te votoje ne qendrat e votimit mbetet pa asnje trajtim ligjor. Pra nuk dihet se cdo te behet me kete regjister. Regjistri nuk percaktohet nese do te dergohet ne Arkivin e Shtetit por as nese do te digjet apo do te magazinohet ne KQZ. Ne kulmin e negociatave per menyren se si do te veprohet me regjistrin e votuesve KQZ nuk do te vendose qe ate ta dergoje ne Arkivin e Shtetit.
Ne shtator u shty djegia e kutive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu ne muajin shtator vendimmarrjen per asgjesimin e fleteve te votimit me kerkese te Partise Socialiste e cila kerkoi dhe disa muaj kohe deri ne zgjidhjen e krizes politike. Ne kulmin e krizes politike menjehere pas deshtimit te negociatave te veres djegia e fleteve te votimit ishte cilesuar nga socialistet dhe vete kreu i PS Edi Rama si benzine qe i hidhet zjarrit. Ne ate kohe socialistet kishin vene fletet e votimit si kusht te panegociueshem per zgjidhjen e krizes politike. Por nje muaj me pare socialistet hoqen dore nga kerkesa per te rinumeruar fletet e votimit duke u mjaftuar me materialet zgjedhore. Nuk shprehim me interes per fletet e votimit hetimi yne mund te zhvillohet vetem me materialet zgjedhore u shpreh kreu socialist Rama duke shpallur qendrimin e ri te PS-se.
Afati per asgjesimin e materialeve
Pika 3 e vendimit te vitit 2007 percakton Hapja e kutive te votimit do te filloje ne daten 01.07.2007 dhe do te mbaroje ne daten 30.07.2007. Ndersa ne projektvendimin e ri i cili pritet te miratohet diten e merkure dhe pse thuhet se ky proces pritet te zhvillohet ne emergjence per shkak te kohes se kufizuar deri ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Per pastrimin e kutive kerkohen 60 dite kohe dhe nje personel shtese per kete proces.
Projektvendimi i KQZ-se per mbledhjen e 13 shtatorit 2010
Pika 3
Hapja e kutive dhe administrimi i dokumentacionit zgjedhor dhe materialeve brenda kutive te votimit te behet sipas Udhezimit nr.1 date 30.01.2006
Udhezimi i KQZ nr.1 date 30.01.2006
Ndarja e materialeve zgjedhore
Ne Arkivin Qendror te Shtetit shkojne
Libri i protokollit
Fletorja e vendimeve tip te KQV-se
Regjistri i posacem i zgjedhesve
Lista e zgjedhesve
Materialet per riperdorim
Kodi zgjedhor
Kuti votimi
Tampon vule
Llambe UV
Boje matrikulluese
Materiale te tjera
Materialet qe do asgjesohen
Fletet e votimit
Kundrafletet e votimit
Dhe te gjithe artikujt e tjere qe nuk perfshihen ne kete klasifikim
Sekretari i pergjithshem i KQZ-se kujdeset per dorezimin e materialeve qe ruhen ne Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave te Shtetit
Projektvendimi i KQZ per mbledhjen e 29 dhjetorit 2010
Pika 4
Hapja e kutive dhe administrimi i dokumentacionit zgjedhor dhe materialeve brenda kutive te votimit behet sipas procedures se meposhtme
aKryetari i KQZ-se me urdher te brendshem ngre komisionin per hapjen e kutive te votimit
bKomisioni per hapjen e kutive te votimit do te jete pergjegjes per seleksionimin dhe administrimin e dokumentacionit te parashikuar ne nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor i cili do ti dergohet Arkivit Qendror te Shtetit seleksionimin e materialeve qe mund te riperdoren si dhe per procesin e djegies se fleteve te votimit dhe kundrafleteve.
cNe perfundim te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te nje njesie zgjedhore punonjesi qe do te kryeje kete procedure harton nje procesverbal sipas Lidhjes 1 bashkelidhur ketij vendimi
dNe perfundim te procesit te hapjes se kutive te votimit Komisioni per Hapjen e Kutive te Votimit harton nje raport dhe ia paraqet KQZ-se.
ARISTIR LUMEZI