E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi Berishen do e mundim kur askush ne PS te mos sillet si ai

/ /

Besoj se cdo vend ka nevoje qe te beje nje dite bilancin e vet. Zakonisht popujt i bejne bilancet duke votuar diten e zgjedhjeve por ne e humbem kete shans para nje viti dhe tani jemi akoma duke u ngaterruar me llogarite e votave prandaj sna mbetet tjeter vecse ta bejme bilancin me fjale. Sot behen 20 vjet nga dita e nisjes. 20 vite me pare shqiptaret kerkuan vetem nje gje te beheshin si gjithe Europa. Dhe meqe sot diskutohet Europa padyshim ia vlen te pyesin A jemi evropiane Sigurisht qe jemi. Madje me e sakte do ishte te thuhej qe me shume se jemi kemi qene dhe do jemi. Por pyetja me e veshtire eshte nje tjeter A jetojme si evropiane Sigurisht qe jo. Dhe meqe nuk jetojme si europiane jo ne kuptimin e pasurise por ne kuptimin e lirise dhe te dinjitetit njerezor duhet ta gjejme se pse sado qe kurre nuk do biem dakord.
Disa dite me pare Shqiperise ia refuzuan statusin per ne Bashkimin Europian. Ne Parlament jane dy pale qe ne 20 vjet u kane marre shqiptareve monopolin per te vendosur dhe per te komentuar ate qe ndodh. Nje pale thote qe statusi nuk u mor sepse opozita u soll keq gjate nje viti stisi nje krize bojkotoi Parlamentin nuk dha konsensus ndersa pala tjeter ajo e jona thote se qeverisja e keqe mungesa e nje hetimi te imet te zgjedhjeve eshte arsyeja e ketij refuzimi. Por keto dite nuk ka ndodhur vetem kaq sepse si gjithmone ne Shqiperi ndodh vetem ajo qe nuk pritet te ndodhe.
Shkodra u permbyt dhe ujerat qe dolen mbi toke nxoren disa te verteta qe ne pergjithesisht kemi nisur ti injorojme. Dikush mund te pyese se cfare lidhjeje ka permbytja me statusin. Ne nuk u refuzuam si nje popull amfib nuk u refuzuam se kemi me shume lumenj dhe uje se te tjeret nuk u refuzuam se jemi me te varfer se te tjeret nuk u refuzuam si nje agjenci e falimentuar qe ne kete rast do duhej te quhej lundra dhe trape. Megjithate une them se ajo qe ndodhi ne Shkoder ka lidhje. Ujerat nxoren mbi toke Shqiperine e vertete. Nje Shqiperi e cila Europes nuk mund ti fshihet. Nese ne nuk e shohim nga salla e Parlamentit Europa e sheh sepse Europa ka nje lartesi tjeter. Shikoja nga ekranet pamjet e njerezve qe vraponin nga uji dhe pyesja veten Ku jetojne keta njerez Ne Europe padyshim jo. As ne vendet me te pazhvilluara te botes nuk sheh aq shume varferi mjerim trishtim panik dhe tmerr. Ne Europe ka uje por nuk ka tmerr. Ne Europe ka permbytje por nuk ka aq shume trishtim. Ne Europe ka te varfer por nuk ka pabarazi.
Pyetja qe kam per veten dhe per te gjithe eshte A i perfaqesojme me ne keta njerez Kur na shohin ne Parlament duke folur me kollaret tona prej argjendi me spaleta dhe me mansheta me siguri ata mendojne se ne nuk jemi si ata. Se ne jemi me te pasur se shtepite tona nuk permbyten se rrogat tona mjaftojne per te sheruar cdo rrufe dhe grip jashte Shqiperie se me privilegjet tona mund ti heqim femijet nga shkollat e ftohta te Shqiperise dhe ti cojme ne Europe sic ne fakt bejne shume prej nesh. Ne shkojme ne Europe per shkak te pasurise ata nuk shkojne dot ne Europe per shkak te varferise. Kjo eshte ajo qe shqiptaret mendojne per ne. A ia vlen pra sot ta bejme kete pyetje Meqe eshte nje dite bilanci une them se po. Them se duhet te mendohemi seriozisht nese i perfaqesojme me shqiptaret per sa kohe qe ne megjithese jetojme me ata nuk jetojme me si ata.
Ne Parlament ka nje shumice politike por fatkeqesisht ka edhe nje shumice tjeter e cila ndoshta eshte me e madhe se ajo e para. Kjo eshte shumica pesimiste e cila mendon se fajin e ka populli. Sali Berisha eshte kryetar i te dyja shumicave. Si kryetar i shumices politike ai krenohet duke thene se fajin qe ne nuk marrim dot statusin e kandidatit e ka opozita. Por si kryetar i nje shumice tjeter i asaj qe ngushellohet duke thene se fajin e ka populli ai beson se shqiptaret nuk jane gati per te hyre ne Europe. Ne vite ky argument ka evoluar por Shqiperia ka mbetur aty ku ishte. Shqiperia ka ngecur. Tani ka ngecur ne liqenin e Shkodres perpara 13 vitesh ne detin e Vlores. shte po ajo Shqiperi. Nese ne kemi ndryshuar ajo ka ngecur. Ne vitet e para 92-97-s thuhej se fajin e kishin komunistet qe ne fakt e kishin. Pastaj erdhem ne ne pushtet dhe fajin ia kaluam Sali Berishes. Nuk na le te qeverisim thoshim ne. Beri 97-n rrenoi shtetin beri grusht shteti ne 98-n nuk njeh zgjedhjet bojkoton Parlamentin gjera te cilat pa dyshim i ka bere dhe keto kane pasur koston dhe cmimin e vet shume te larte. Sot Sali Berisha na akuzon ne se po pengojme Shqiperine te behet europiane. Une nuk kam qene dhe nuk do jem dakord me bojkotin e Parlamentit si nje mjet i papershtatshem per te hetuar zgjedhjet dhe per te zgjidhur mosmarreveshjet politike ne pergjithesi. Jam dhe do jem kunder bojkotit pavaresisht nga shkaqet. Por megjithese nuk e legjitimoj ne asnje rast bojkoti nuk i rriti ujerat ne Shkoder. Bojkoti nuk e beri Shqiperine as me te varfer dhe as me te mjere. Kush mendon se do ta kishim marre statusin nese nuk do kishte pasur bojkot e ka gabim. Une besoj se serish nuk do ta kishim marre sepse Shqiperia qeveriset keq me apo pa bojkot. Sepse Shqiperia e vertete ajo qe doli ne diell nga ujerat e Shkodres eshte po ajo me apo pa bojkot me apo pa opozite. Semundja e ketij vendi historikisht ka qene qeveria edhe kur ky vend nuk ka pasur opozite. Me apo pa opozite shqiptaret dhe Europa e shohin Shqiperine e vertete sa here ajo del te thahet ne diell.
Megjithate ne sot qe jemi ne Parlament nuk e kemi problemin vetem me njeri-tjetrin por kryesisht dhe vetem me shqiptaret. Ne nuk e morem statusin si europiane por te gjithe perceptohemi me te njejtin status si shqiptare. Shqiptaret mendojne se i kemi rregulluar punet tona se sido qe te shkoje fati i shkollave i spitaleve i rrugeve apo i reformave ne prape jetojme mire apo shume mire. Ne kete kuptim pra ne te gjithe jemi pjese e te njejtes shumice ne Parlament dhe e te njejtes pakice ne popull. Fatkeqesisht edhe ne qe jemi opozitare kemi lejuar te kemi kryetar te shumices pesimiste te ketij Parlamenti njeriun qe duam te rrezojme Sali Berishen. Ne besojme se ai jeton mire se po pasurohet se lekura e tij eshte aq e regjur saqe tani nuk pickohet me nga asnje akuze dhe nga asnje deshtim se te vish ne pushtet dhe te qeverisesh duhet te jesh si ai. Ne kete kuptim e kemi fuqizuar duke i dhene mundesi te jete aty ku eshte sepse e kemi lejuar dhe ndoshta amnistuar si model. E kemi ndihmuar te na perfaqesoje si klase politike. E kemi ndihmuar tiu thote shqiptareve ate qe thote gjithe diten ata jane si une cndryshim ka mes nesh. E kemi ndihmuar te thote lart e poshte ne Europe ata te tjeret jane me keq se une ckeni me mua. Ata nuk vijne ne Parlament une shkoj ata humbin une fitoj. Kjo eshte e verteta. Ai flet edhe ne emrin tone sepse ne Parlament ne jemi bere pjese e shumices pesimiste qe jeton mire apo shume mire pavaresisht se nuk ka rruge nuk ka uje nuk ka drita dhe barazi. Prandaj dua tu them sot miqve te mi opozitare qe me te drejte besojne se Sali Berisha eshte e vetmja pengese ne rrugen tone se Sali Berisha do rrezohet kur askush te mos sillet me si ai. Sali Berisha do rrezohet kur te mos jete me tipik dhe kur te jete vetem. Ne do ta rrezojme si model diten qe do jemi si gjithe shqiptaret e tjere edhe ne besim edhe ne varferi edhe ne perulesi edhe ne modesti sepse natyrisht ne Europe nuk mund te shkojme dot pa ta dhe aq me pak mund te shkojme nese jemi ndryshe nga ata.

BEN BLUSHI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›