E Shtunë, 31 Tetor 2026

NEGOCIATAT PS-PD Ne dyshim thirrja e Kuvendit nuk ka pakt

/ /

KQZ NGEC TE LISTA E ZGJEDHESVE/ Negociatoret e PD dhe PS nuk kane arritur nje marreveshje per hetimin e zgjedhjeve te 2009 edhe pas dites se trete te bisedimeve. Palet ndahen per kutite e materialeve zgjedhore te cilat PS i kerkon ne dispozicion te Komisionit Hetimor ndersa PD i referohet nenit 178 te Kodit Zgjedhor ku materialet merren nga Arkiva e Shtetit pasi KQZ hap kutite. Sot takimi i fundit para se te vendoset per thirrjen e seances se jashtezakonshme te Parlamentit. KQZ ben gati vendimin Listat e zgjedhesve nuk shkojne ne Arkive

Kjo situate i con palet ne negociatat e fundit te se henes paradite qe do te zhvillohen ne oren 1000 e ku do te percaktohet nese do te jete e nevojshme thirrja e nje seance jashte radhe te Parlamentit ashtu sic u vendos ne oret e mengjesit te seances maratone te se premtes. Ne mungese te nje kompromisi ku palet pritet te vendosin se cfare do te kerkojne dhe nga se do te heqin dore do te varet dhe thirrja ose jo e seances te Parlamentit pasditen e sotme. Palet nuk kane leshuar nga pozicionet e tyre fillestare dhe pse ne mengjesin e se premtes rreth ores 0500 ne seancen e fundit parlamentare kryeministri Berisha u tregua i gatshem te leshoje gjithcka pervec hetimit sipas vendimeve te Gjykates Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor. Edhe socialistet shprehen te gatshem te zbatojne ligjet por kerkojne nje ujdi me demokratet per marrjen e materialeve zgjedhore direkt nga KQZ-ja dhe jo nga Arkivi i Shtetit. Kjo eshte pika qe ka lene deri sot palet pa nje zgjidhje dhe pse ka disa nuanca ne interpretimin e kesaj pike. Negociatat e tendosura dhe te ctendosura se fundmi duket se po lene palet pas dyerve te komisionit hetimor parlamentar i cili nuk do te ngrihet mesa duket pa u djegur me pare fletet e votimit. Burimet nga grupet negociatore pohuan mbreme per Panorama se pritet qe PS te paraqese nje propozim te ri i cili do duhet te rregulloje marredhenien mes kerkeses per hetim te materialeve zgjedhore dhe mos shkeljes se dokumentave te institucioneve evropiane. PD kembengul se hetimi i listes se personave qe kane votuar cenon privatesine dhe ben publike te dhenat personale te votuesve. Per kete ata i referohen Kodit te Praktikes se Mire ne eshtjet Zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias ne tetor 2002. Ne piken 4 te ketij kodi thuhet Lista e personave qe faktikisht ka votuar nuk duhet te botohet. Ky perkufizim dhe kerkesa per ta marre ne reference ate duket se jo vetem nuk i afron palet por i largon ata nga gjetja e nje zgjidhjeje per krizen dhe ngritjen e komisionit hetimor. Nese socialistet kerkojne qe KQZ te mos i dergoje listat e votuesve ne Arkivin Shteteror por tia jape ato komisionit hetimor parlamentar te djathtet kerkojne edhe ruajtjen e te dhenave personale referuar dokumenteve te institucionit te Keshillit te Europes.

KQZ mblidhet ne 29 dhjetor per djegien e fleteve te votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vendose me 29 dhjetor per djegien e fleteve te votimit. Njoftimi per mbledhjen e komisionit u eshte bere i njohur anetareve te tij per tu pergatitur per kete mbledhje. Me date 29.12.2010 diten e merkure ora 1100 zhvillohet mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me kete rend dite 1. Shqyrtimi i vendimit Per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 qershor 2009 thuhet ne njoftimin e KQZ. Sipas projekt-vendimit qe pritet te merret ne 29 dhjetor per djegien e fleteve te votimit ky veprim do te behet ne kushtet e emergjences per shkak te zgjedhjeve per pushtetin vendor te 8 majit 2011. Duke u bazuar ne gjithe arsyetimin e mesiperm konkludojme se pergatitja e kutive te votimit per zgjedhjet e ardhshme duke u bazuar ne dekretin e Presidentit nr. 6668 date 06.09.2010 Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore eshte ne kushtet e emergjences. Per kete arsye eshte i domosdoshem fillimi i menjehershem i procesit te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 qershor 2009 thuhet ne projekt-vendimin e KQZ.
shte parashikuar qe procesi i hapjes se kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore si dhe zbatimit te procedurave te percaktuara ne nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor te realizohet brenda nje afati 60 ditor qe nga momenti i marrjes se vendimit nga KQZ.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›