KQZ nis rinumerimin e votave ne 417 kutite e Qarkut Shkoder

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e rinumërimit dhe rivlerësimit të votave të 417 kutive të Qarkut Shkodër. Ashtu si në procesin e rinumërimit të Qarkut Lezhë, KQZ ka ngritur 8 grupe numërimi, pranë të cilave gjenden vëzhgues të partive politike. Por, para nisjes së procesit, përfaqësuesi i PS-së dhe ai i LSI-së e kanë kundërshtuar si procedurë, pasi argumentuan se është jashtë afateve ligjore. Sipas tyre, Kodi thotë se kërkesa ankimore duhej të kishte marrë përgjigje nga KQZ brenda 10 ditëve. Ata thanë se kërkesa ka mbërritur në KQZ më datë 10 korrik dhe afati ligjor është kapërcyer. Pavarësisht pretendimeve, KQZ ka vijuar procesin e rinumërimit të votave në Shkodër.
KQZ përfundon rinumërimin e votave në Qarkun Lezhë, 4 mandate për të djathtët dhe 3 për të majtët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar dje në orët e vona të mbrëmjes rinumërimin e fletëve të votimit për të gjithë Qarkun Lezhë. Sipas rezultateve të këtij procesi, koalicioni i djathtë ka marrë rreth 800 vota më shumë se ai i majtë. Ky rezultat përmbys atë të publikuar pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në rezultatet paraprake postzgjedhore në Qarkun Lezhë koalicioni i majtë mori katër mandate, ndërsa ai i djathtë fitoi tre mandate. Por, në bazë të rinumërimit skema e shpërndarjes së mandateve u përmbys, të djathtët 4 mandate dhe të majtët 3.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vijojë sot me rinumërimin e votave për Qarkun e Shkodrës.