KQZ nis shqyrtimin e ankimimeve të partive
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen ku po shqyrton ankimimet e partive te ndryshme lidhur me procesin zgjedhor te 8 majit.
Pas shqyrtimit te ankesave, KQZ rreth mesdites do të vazhdojë me hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara, të hedhura në kutitë e gabuara.
Nderkaqa, opozita ka njoftuar gjithashtu se sot rreth orës 10:00 do të jetë sërish para ambjenteve të KQZ-së për të protestua kundër vendimeve të këtij institucioni.
Mësohet se sot KQZ do të numerojë rreth 8 kuti, të mbetura pa numëruar në njësinë 5.
Ashtu si edhe në ditët e shkuara pritet që edhe në mbledhjen e ditës së sotme KQZ do të jetë i blindura nga forcat e shumta të polcisë.
Nje dite me pare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar ankesat e subjekteve politike per rezultatet paraprake te votimit, ankesa te cilat do te vazhdojne te shqyrtohen edhe ne mbledhjen e sotme.
Basha mban avantazhin
Me gjithe kontestimet dhe kundershtimet e prera te opozites per veprim te paligjshem, KQZ do te vijoje proceduren e nisur per te permbyllur sa me shpejt nxjerrjen e nje rezultati zyrtar per bashkine e kryeqytetit.
Nga numerimi i fleteve te kontestuara, deri dje, në 89 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 150 vota kundrejt 63 për Edi Ramën, duke kryesuar keshtu me 67 vota ndaj rivalit te tij socialist.
Dje u numeruan votat e hedhura gabim ne 40 kuti ne nje mblehdje maratone qe nisi ne mengjes e u mbyll ne oret e darkes. Pas hapjes se tyre Basha mori 70 vota, ndersa Rama 32 vota. Diferenca per tre dite numerim ishte 77 vota dhe po t’i zbriten kesaj shifre 10 vota te mbetura pas numerimit te kutise se fundit, Basha rezulton 67 vota ne avantazh.