Nis mbledhja e KQZ-së, PS-ja sërish proteston para godinës
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e radhës ku pritet të rinisë numërimi i fletëve të kontestuara për bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë qindra mbështetës të Partisë Socialiste janë mbledhur para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të protestuar kundër numërimit të fletëve të kontestuara.
Shumë prej protestuesve nga ardhur nga disa qytete të vendit si Durrësi dhe Korça ndërsa pritet që në protestë të mbajnë fjalime edhe deputetë të Partisë Socialiste.