E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nuk merr ne shqyrtim ankimimin e PS-se per pavlefshmeri zgjedhjesh

Update - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e tij të pasdites, ka vendosur që mos ta marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Socialiste për rrëzimin e vendimit që njohu kandidatin demokrat, Lulzim Basha, si fitues të garës së 8 Majit për Tiranën.

Në këtë kërkesë ankimore, selia rozë kërkoi pavlefshmërinë e 284 qendrave të votimit.

Por sipas kreut të KQZ-së, Arben Ristani, i cili ishte në të njëjtën kohë edhe relatori i kësaj çështje në institucionin qendror të zgjedhjeve, ajo që ishte e pavlefshme, ishte vetë kërkesa ankimore e PS-së.

“Ajo rrëzohet se ka kaluar afati 3-ditor”, tha ai.

Duke shtuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana e tij, përmbushi detyrën e një KZAZ-je.

Partia Socialiste ankimoi dje pranë këtij institucioni vendimin e tij që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialistin Edi Rama.

Por ekspertët ligjorë u shprehën dhe më parë, se PS-ja nuk mund të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve, pasi afati ligjor për të bërë një kërkesë të tillë, kishte përfunduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›