Qeveria Aludimi per perplasje mes Berishes dhe FMN-se mashtrim dhe trillim i radhes
Zëdhënësja e Kryeministrit ka dalë me një deklaratë publike, përmes të cilës ka hedhur poshtë të ashtuquajturën “përplasje midis Kryeministrit Berisha dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për politikat ekonomike te vendit”, fakt që ishte cituar nga disa media.
“Sot, gazeta që kontrollohen nga opozita, me tituj në faqet të tyre të para kanë dezinformuar publikun mbi përplasje midis Kryeministrit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për politikat ekonomike të vendit”, tha ajo.
Zëdhënësja sqaroi se këto “pretendime të shtypit të kontrolluar nga opozita janë mashtrime dhe trillime te radhës sepse bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me FMN është transparent dhe i suksesshëm dhe se Kryeministri Berisha ka vlerësimin më të madh për këtë bashkëpunim”.
“Qeveria është e vendosur që në përputhje me angazhimin e saj të mbajë në kontroll të plotë borxhin publik nën 60%, deficitin buxhetor nën 3.5% dhe inflacionin vjetor rreth 3%.
Qeveria ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha masat për të garantuar stabilitetin makroekonomik të vendit.
Këta tregues dhe këtë stabilitet qeveria do ta garantojë me gjithë vendimin e saj për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe mosrritjen e taksave, pasi beson se rritja e rogave dhe pensioneve është një detyrim moral i qeverisë dhe investim i rëndësishëm në burimet njerëzore, sikundër mbajtja e nivelit aktual të taksave përbën një lehtësi dhe nxitje të madhe për biznesin dhe investimet në Shqipëri.
Në këtë kontekst, theksojmë se të gjitha pretendimet e shkrimeve të sotme mbi përplasje mes Kryeministrit dhe FMN janë thjesht një ëndërr vere dashakeqe e krerëve të opozitës”, sqaroi ajo.