E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nuk miraton rezultatet per 5 Qarqe

Rezultati paraprak i shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Qarkun Kukës, sipas të cilit demokratët kanë 3 mandate dhe socialistët 1, nuk bind këta të fundit. Kështu, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, kërkoi shtyrjen e nxjerrjen e rezultatit të votimit për Kukësin, duke thënë se rezultatet nuk përputhen.

Kërkesa u vlerësua e palogjikshme nga demokratët. Madje ata akuzuan se kundërshtari po tendon zvarritjen e procesit.

Komisioneri Hysen Osmanaj, tha se nëse do pranohej kërkesa e socialistëve, mund të ketë efekt domino, duke shkaktuar vonesa.

Pas debateve, KQZ votoi në mbështetje të kërkesës së përfaqësuesit të PS.

Bashkë me rezultatet e Kukësit, u shty vendimi për miratimin nxjerrjen e rezultatit për Dibrën, Korçën, Beratin dhe Vlorën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›