Përmet, sherri mes taksistëve, 15-vjecari qëllohet me thikë
Sherri mes dy taksistëve në Përmet ka përfunduar në plagosjen e një 15-vjecari, djali i njërit prej drejtuesve të mjeteve
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pike parkimi taksish ku dy taksistët Sazan Zoto dhe Gjergji Kanani janë debatuar ashpër mes tyre dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë fizike.
15-vjeçari me iniciale R.K, djali i taksistit Gjergji Kanani ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por në konflikt e sipër taksisti Sazan Zoto e ka qëlluar më thikë në shpinë.
Menjëherë 15-vjeçari është dërguar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, Sazan Zoto ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka sekuestruar 1 armë zjarri tip kallashnikov si dhe një shandan të cilin autori e kishte vjedhur në kishë.
Ndërkohë materialet në ngarkim të Zotos i kanë kaluar prokurorisë për akuzat tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje