E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Koha për qeverisje bashkëpunuese, me qëllim integrimin në BE

metaTiranë- Me rastin e përfundimt të mandatit të saj në Shqipëri, ambasadorja e Gjermanisë, Carola Müller-Holtkemper, ka zhvilluar sot një takim me kreun e LSI-së, Ilri Meta.

LSI-ja nëpërmjet një deklarate për shtyp njofton se Meta i shprehu ambasadores Holtkemper mirënjohjen për kontributin e saj në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht në planin ekonomik.

Duke biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit, ajo i shprehu vlerësimin për rezultatin e qartë dhe fitoren e koalicionit të majtë pas pjesëmarrjes masive të shqiptarëve, si dhe e uroi Metën për marrjen e përgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit.

Meta theksoi se tani është koha për reforma të mëdha ekonomike dhe për ti dhënë shpresë shpirtit evropian të shqiptarëve, për të siguruar një qeverisje bashkëpunuese dhe konkrete, dhe për ti dhënë një shtysë të fortë procesit të integrimit evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti. Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Gjermaninë janë prioritet parësor,- shprehet LSI-ja.

Meta zhvilloi sot edhe një takim me Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR Conny McCormack.

Ai e falenderoi për përkushtimin e saj personal dhe për punën e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si shumë të rëndësishme në realizimin e standarteve më të mira të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe të një procesi zgjedhor më të pranueshëm.

Meta u shpreh se mesazhi i shqiptarëve në zgjedhje ishte i qartë dhe se koalicioni i ri qeverisës do të tregojë përgjegjshmëri më të madhe në realizimin e reformave madhore që kërkon procesi i integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë kuadër, airikonfirmoi angazhimin e tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për garantimin e një klime politike më bashkëpunuese, gjithëpërfshirëse dhe pozitive në vend, ashtu siç duan të gjithë qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›