KQZ, nuk pranon ankesat e LZHK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kërkesat e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për rinumërim dhe rivlerësim të votave në disa KZAZ të Qarkut të Tiranës. LZHK, e cila në votimet e 28 qershorit kryesonte koalicionin e djathtë "Poli i Lirisë'', përmes ankesës së saj pranë komisionit zgjedhor kontestoi tabelën përmbledhëse të rezultateve në KZAZ-të nr. 45, 47, 49 dhe nr. 51 të Qarkut Tiranë, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave. Anëtarët e KQZ-së refuzuan t'i pranojnë këto ankimime të paraqitura nga LZHK, pasi, sipas tyre, ato nuk respektojnë kriteret e përcaktuara në nenet 124, 126 dhe 130 të Kodit Zgjedhor.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ koalicioni "Poli i lirisë", grupim i gjashtë partive, mori në zgjedhjet e 28 qershorit 27.493 vota ose 1.82%.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ koalicioni "Poli i lirisë", grupim i gjashtë partive, mori në zgjedhjet e 28 qershorit 27.493 vota ose 1.82%.