E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nuk shqyrton dot ankimin e PD-së për Komunën Shalë

Pas hedhjes në votim, me 3 vota pro dhe 2 kundër KQZ nuk kaloi për shqyrtim ankimimin e demokratëve.

Përfaqësuesit e opozitës në KQZ kundërshtuan mbrojtjen e kësaj kërkese në Komisionin Zgjedhor nga juristi i PD-së, Ivi Kaso, i cili sipas tyre, është autorizuar në këtë detyrë në kundërshtim me ligjin. 

Anëtari i majtë në KQZ, Artan Laze, tha se në bazë të nenit 26 të Kodit Zgjedhor, përfaqësuesi i çdo subjekti nuk ka të drejtë të lërë zëvendës të tij, ndaj theksoi ai, kërkesa e PD-së nuk duhet pranuar si e paplotë.  Më 21 gusht në komunën Shalë u mbajtën zgjedhjet për kryetar, ku pas numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall kandidati i "Koalicionit për të ardhmen", Bale Vuksani, me 644 vota, kundrejt rivalit të tij të koalicionit "Aleanca për qytetarin", Dedë Tonaj, me 642 vota. /S.Ll/Start/                    

                                                                                             2011-08-26 14:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›