KQZ numerim te votave te hedhura ne kutine e gabuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, aktin që lejon numërimin e votave që janë hedhur gabimisht në kutitë e këshillave bashkiak. Ne nje situate te tensionuar debati ka vazhduar mes kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe nenkryetares Subashi. Kreu i KQZ, Ristani tha se do të merren në shqyrtim materialet te cilat janë në disa prej kutive ku janë gjetur vota të tilla dhe më pas do të procedohet me hapjen e tyre.
E para kuti e cila do te hapet eshte ajo e cila i perket KZAZ 47.Aty janë 4 fletë votimi të cilat nuk janë numëruar. Dy i takojnë këshillit bashkiak, dy kandidatit për kryetar bashkie. Ne te njten kohe jashte ambienteve te KQZ deputete te PS kerkojne te hyjne brenda ambienteve te KQZ per te asistuar mbledhjen. Forca te shumta policie kane rrethuar tere godinen ndersa ka pasur dhe perplasje fizike te simpatizanteve te parties socialiste me uniformat blu.
Vazhdon mbledhja e KQZ. Jashtë përplasje mes deputetëve të PS e forcave policore
Ora 11:30 Ndërsa KQZ vazhdon diskutimet, jashtë mjediseve të KQZ situate është tensionuar. Deputetë të PS, në përpjekje për të çarë kordonin e policëve dhe të hyjnë në KQZ janë konfrontuar me forcat e policisë. Kanë kaluar në oborrin e komisionit deputetët Sajmir Tahiri, Fatmir Toçi, Besnik Bare, Arben Ahmetaj etj, ndërsa së bashku edhe me deputetë të tjerë po tentojnë të thyejnë kordonin e dytë të policëve, ata të vendosur para derës kryesore të KQZ. Ndërkaq vazhdojnë konfrontimet mes mbështetësve të PS dhe policisë jashtë kangjellave të komisionit.
Nis mbledhja e KQZ. Jashtë situata e tensionuar
Ora 10:25 Ka nisur mbledhja e KQZ, gjatë së cilës do të diskutohet projekt- akti për vlerësimin e fletëve të votimit për kandidat të bashkisë së Tiranës të gjetura në kutitë e gabuara. Por ndërsa Komisioni ka nisur punën, jashtë deputetë të PS “kapërcyen” kordonin e parë të policëve që kanë rrethuar ambjentet e komisionit që prej oreve të para të mëngjesit. Paulin Sterkaj, Taulant Balla, Dashnor Peza e Gazmir Bizhga kaluan mbi kokat e policëve, duke hyrë në oborrin e KQZ, nderkohe qe dera kryesore qe te fut ne godine eshte e bllokuar nga te tjera forca policie. Ndërkaq deputeti tjetër socialist Fatmir Xhafaj i bën thirrje policisë për të mos përdorur dhunën.
Blindohet KQZ. Deputetët socialistë para dyerve të Komisionit
Ora 09:45 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te mblidhet për të vendosur mbi fatin e atyre fletëve të votimit, të cilat gabimisht janë hedhur në një tjetër kuti votimi, ndonëse ishin fletë për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Gjatë procesit të numërimit u konstatuan me dhjetëra raste të fletëve të votimit për kryetarin e bashkisë të hedhura në kutinë e gabuar, për të cilat mazhoranca kërkon numërim dhe përllogaritjen e tyre në rezultatin për Tiranen.
Por opozita, e cila pretendon fitoren e kandidatit të saj në Tiranë, Edi Rama, me një diferencë prej 10 votash në favor ndaj kandidatit të mazhorances, Lulzim Basha, kërkon zyrtarizimin e rezultatit nga KQZ-ja. Përfaqësues të saj janë mbledhur përpara këtij institucioni, në shenjë proteste për mosshpallje të rezultatit sikundër dhe një ditë më parë, kur deputetë socialistë u futen në sallën ku zhvillon mbledhjet KQZ-ja.
Per normalizimin e situates, por edhe per shmangien e tensioneve nje numer I madh I forcave te rendit por edhe te nderhyrjes se shpejte kane rrethuar godinen e KQZ-se per te moslejuar hyrjen e deputeteve te Partisë Socialiste.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 18 maj 2011 )