Tension ne KQZ deputetet e PS ne salle. Shtyhet mbledhja

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të martës deputetët e Partisë Socialiste u larguan nga mjediset e KQZ-së, duke siguruar se do të kthehen sërish. Deputeti Erjon Braçe deklaroi se të mërkurën ata do të jenë përsëri në
KQZ sëbashku me qytetarët për të ndjekur mbledhjen e pritshme dhe
penguar sipas tij vendimin arbitrar të kryetarit Ristani. Situata vazhdoi
e nderë gjatë gjithë pasdites në koridoret dhe jashtë KQZ-së.
Forcat e policisë u kërkuan nga institucioni të ruajnë qetësinë. Situata e së martës në KQZ precipitoi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgatiti gjatë paradites projektaktin i cili parashikon fatin e fletëve të kryebashkiakut të cilat janë hedhur gabimisht në kutitë për njësi Bashkiake.
Në projektaktin e siguruar nga Albanian Screen saktësohet se 7 KZAZ kanë kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të pasqyrojë në rezultatin përfundimtar këto vota të cilat konsiderohen si vendimtare për kreun e bashkisë së Tiranës. Menjëherë pas projektaktit deputetët e opozitës u mblodhën në mejdiset e e KQZ duke akuzuar kryetarin Ristani se përpiqet t’i japë në tavolinë fitoren kandidat Basha.
“Kemi të bëjmë me një akt që nuk kërkon t’i kalojë fitoren askujt, por një akt që kërkon të kqyrë dhe vlerësojë votat e hedhura në kutinë e gabuar”-tha Ristani.
Mbledhja u ndërpre për të rifilluar të mërkurën. Forcat e policisë qëndruan pranë Komisionit Qëndror deri sa u larguan deputetët e PS-së.
Aurela Papadhima
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 18 maj 2011 )