KQZ numëron njësinë 11, Basha në avantazh
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me hapjen e kutive te njesise 11, njesise se fundit. Nga kjo njesi do te hapen 209 kuti, ku do te percaktohet dhe fituesi i bashkise se Tiranes.
Nga hapje e kutive te para deri ne keto momente kandidatin demokrat, Lulzim Basha, qendron ne avantazh, kundrejt kandidatin socialis, Edi Rama me 82 vota.
Pas hapjes së kutive të njësisë nr.8, 9 dhe 10 në kryeqytet, kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha ruajti një distancë prej 76 votash, kundrejt kandidatit të Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve , po gjen votat e hedhura në kutitë e gabuara, në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rishqyrtim të të gjitha kutive dhe numërim të votave te gabuara të cilat nuk u përfshinë në tabelat e rezultatit paraprak.
KQZ debate për kutitë e dëmtuara
Komisioni Qendror Zgjedhor vendos hapjen e kutive te demtuara per te pare integritetin e tyre. Vendimi per hapjen e kater kutive te demtuara u parapri nga debate te shumta mes anetareve te PD-se dhe PS-se ne komision. Anetaret e opozites kane hedhur dyshime te forta per integritetin e tyre, deshmi e te cileve sipas saj nis qe nga mosperputhja e kodeve e deri tek mosrakordimi i fleteve.