KQZ "ok" kërkesave të OSBE/ODIHR e Amb.Amerikane
KQZ miratoi gjatë mbledhjes së pasdites kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 70 vëzhguesve të parë afatshkurtër për zgjedhjet. U miratua edhe kërkesa e Ambasadës Amerikane për akreditimin e 30 vëzhguesve.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 70 vëzhguesve të parë afatshkurtër për zgjedhjet parlamentare të së dielës. Misioni OSBE/ODIHR ka angazhuar rreth 400 vëzhgues afatshkrutër që do të monitorojnë zgjedhjet ditën e diel në të gjithë vendin.
Po sot KQZ miratoi edhe kërkesën e Ambasadës Amerikane për akreditimin e 30 vëzhguesve për zgjedhje.
Në mbledhjen e pasdites KQZ i ka dhënë fund gjithashtu vendimarrjes për ngritjen e qendrave private në mjedise private. Në të gjithë vendin nga 4751 qendra votimi, numërohen 506 qendra të tilla që do të vendosen në ambientet private.
KQZ dha sot autorizimin për ngritjen e Qendrave të votimit në objekte private, në njësinë bashkiake numër 7, në Bashkinë Rrogozhinë dhe Patos, sipas propozimeve të sjella nga drejtuesit vendorë.
Ndërkohë që nuk u ra dakord për ngritjen e QV-ve në ambiente private në Bashkinë Kavajë dhe komunën Ndërmenas (Fier), pasi ambientet e propozuara nuk i përmbushin standardet e kërkuara sipas ligjit. (e.n/News24/BalkanWeb)