E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PBK, prezanton kandidatët në Durrës

Partia Balli Kombëtarë ka vijuar turin elektoral në komunën Xhafzotaj të qarkut të Durrësit. Në këtë takim kreu i kësaj force Alimadhi u kërkoi banorëve të votojnë numrin 7-të, si një alternativë përfaqësuese në parlament. 

DURRËS- Kryetari i Partisë Balli Kombëtarë Adriatik Alimadhi në një takim elektoral në komunën Xhafzotaj të qarkut Durrës, prezantoi kandidatin për këtë qark Shpëtim Baraku. Duke iu drejtuar zgjedhësve kryetari i Partisë Balli Kombëtarë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë numrin 7-të. “Votoni Ballin Kombëtarë. Ballë kombëtarë pa Parti Demokratike, por edhe Parti Demokratike pa Ballë Kombëtarë nuk mund të ketë kurrë. Ndaj ju stoj që më 28 qershor të bëni të mundur përfaqësimin tonë në grupin parlamentarë”- tha Alimadhi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›