Itali, kapet me 3 kg kokainë çifti shqiptar
Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh pasi u kapën me gati tre kg kokainë "të pastër". Mësohet se droga është gjetur në bordin e makinës së çiftit shqiptar pikërisht në serbatorin e automjetit me të cilin udhëtonin shqiptarët të cilët arrestuar nga policia e Peruxhias. Sipas mediave italiane në pranga kanë përfunduar dy shtetasit me iniciale S.A 32 vjeç dhe C.E 25 vjeç. Përveç kokainës, Guardia di Finanza sekuestroi 2 mijë e 200 euro, telefonin celular dhe një kartë ndërkombëtare. Sipas mediave çështja u ka kaluar agjentëve të anti-droges, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik kokaine.