E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ organizon e vetme zgjedhjet lokale në Kosovë

Ato thonë se ky është lajm i keq për demokracinë në vend dhe kërkojnë që gjatë rrjedhës së këtij procesi patjetër të përfshihen organizata ndërkombëtare.

Por, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta thotë se ky komision me tërë kapacitet e veta, është i përgatitur që të organizojë zgjedhje të suksesshme.

Lushta vlerëson se tërë këto shqetësime të partive politike nuk qëndrojnë.

Megjithatë përfaqësues të partive opozitare thonë se organizimi i zgjedhjeve vetëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre dyshime për parregullsi dhe manipulime të mundshme, me çka nuk pajtohet shefja e KQZ-së, Nesrin Lushta.

Mësohet se kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke pritur një përgjigje nga Komisioni Evropian, pasi atij i është drejtuar me një kërkesë zyrtare për monitorim të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

///rtv21/Start///

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›