Përfundojnë hetimet ndaj 2 të akuzuarve për drogë
Burime pranë prokurorisë bënë të ditur se në Gjykatën e Krimeve të Rënda është regjistruar për shqyrtim gjyqësor çështja penale në ngarkim të shtetasve Kristjan Rama dhe Flori Rama, dy kushërinjve nga Malësia e Madhe, të akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim".
Këta persona u arrestuan në flagrancë më 28 prill të këtij viti në Malësinë e Madhe me një sasi prej afro 164 kilogram bime narkotike e llojit kanabis sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale nga forcat e policisë lokale.
Grupi hetimor i çështjes, konkludoi se sasia e bimës narkotike të bllokuar ishte destinuar për t'u trafikuar në Malin e Zi. Procesi gjyqësor ndaj këtyre personave pritet të nisë në fillim të muajit shtator.