KQZ përcakton nesër ekspertët për auditimin e fondeve
Kodi Zgjedhor përcakton në nenin 91 se, jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e rezultatit për çdo subjekt, KQZ emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara në fushatë.
Grupi i ekspertëve pas auditivit i paraqet KQZ-së një raport dhe më pas komisioni zgjedhor mund të bëjë verifikimin e të dhënave të raportit, që mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme, këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport.