E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, demokratët kundër shtimit të trupave në Afganistan

Ky fakt mund të shkaktojë shumë  debate në Senat,  pasi siç po përflitet, presidenti Obama në muajt e ardhshëm mund të shtojë numrin e trupave në vendin islamik.
 
Që pas ndërhyrjes amerikane në vitin 2001 në Afganistan janë rritur tensionet si edhe përplasjet mes forcave ushtarake amerikane talebanëve, të cilat vazhdojnë të jenë aktive.
 
Senatori Karl Levin, i cili kryeson Komitetin e Shërbimeve të Armatosura  u shpreh se rritja e  trupave amerikane në Afganistan  mund të jetë një sakrificë e papërballueshme për ushtrinë amerikane.

"Suksesi në Afganistan është edhe qëllimi ynë. Tani, mënyra më e mirë për ta arritur këtë qëllim është që ne të përshpejtojmë përpjekjet tona për të mbështetur forcat afgane,”- pohoi senatori Levin.

Por përveç senatorit Levin kundër shtimit të trupave në Afganistan janë edhe shumë senatorë të tjerë nga krahu i demokratëve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›