E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ pa standarde, vendos balancimin e kohës për PD e PS

Ndonëse pa vendosur një standard, shumica e KQZ vendosi të kompensojë në minutash PD dhe PS në operatorë të ndryshëm radioteleviziv duke llogaritur si fushatë të PS vetëm inagurimin në kaskadën e Devollit dhe atë në Porto Romano. 

TIRANE- Komisioni Qendrorë I Zgjedhjeve në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur për balancimin e kohës televizive ndërmjet dy partive më të mëdha në vend Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në të gjithë operatorët radioteleviziv publik dhe privat në vend. vendimi I KQZ-së u mor gjatë shqyrtimit të raportit të tretë të Bordit të Monitorimit të Mediave. Raport i cili u paraqit në mbledhje me dy qëndrime, pasi për tre anëtarë të këtij bordi aktivitetet e Berishës në inaugurime dhe daljet e funksionarëve të Ministrisë së Brendshme për kartat e identitetit nuk janë përfshirë në kohën e fushatës së Partisë Demokratike.
Ndonëse pa vendosur një standard shumica e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, me propozim të anëtares Pranvera Shtjefni, vendosi të kompensojë në minutash Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste në operatorë të ndryshëm radioteleviziv, duke llogaritur si fushatë të Partisë Demokratike vetëm inaugurimin në kaskadën e Devollit dhe atë në Porto Romano. Duke lënë kështu jashtë kësaj llogaritje reagimet e Ministrisë së Brendshme për kartat, inaugurimin e tunelit Rrëshen- Kalimash dhe inaugurimin e Petroliferës. Minutazhin për balancimin e kohës televizive ndërmjet PD e PS i propozuar nga tre anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias u hodh poshtë nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve me 4 vota, duke mos arritur vendosjen e një standardi për përfshirjen ose jo të inaugurimeve të Berishës në minutazhin e Partisë Demokratike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›