E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndokaj, fushatë në Laprakë, akuza Bregut për neglizhencë

 

TIRANE- Kandidati për deputet i Partisë Demokristiane për Tiranë, Jak Ndokaj vlerësoi si rraciste dhe diskriminuese politikat e qeverisë për komunitetin rom. Deklarata u bë gjatë një takimi në Laprakë. Ndokaj akuzoi deputeten demokratike të kësaj zone se nuk ka bërë asgjë për banorët e Laprakës.

“Papunësia juaj është diskriminuese, jeni familje në nevojë, shteti duhet të ndërtojë pallate që këto pallate të kenë të paktën minimumin e një strehimi” theksoi Ndokaj.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›