E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milano, sherr me thika në një bar, plagoset shqiptari

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një sherri në një bar në periferi të Milanos. Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak se është goditur me thikë në gjoks. 

MILANO – Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sheri në periferi të Milanos.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një bar ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave. Mësohet se shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak se është goditur me thikë në gjoks.

Ndërkohë janë plagosur më lehtë edhe njëri prej agresorëve dhe një tjetër person. Policia nuk bën të ditura shkaqet e ngjarjes.  
(e.n/corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›