E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ përcakton renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit/ “Shqipëria madhështore” e para, PS e pesta! Si renditen forcat e tjera politike

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

“PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, do të mbajë nr.1 në fletën e votimit, ndërsa PS do të jetë e pesta.

I dyti në radhitje, do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”.

Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa në fund është renditur PSD e Tom Doshit.

Renditja:

  1. PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore
  2. “Lëvizja Bashkë”
  3. “Lëvizja Atdheu”
  4. Koalicioni Euroatlantik
  5. Partia Socialiste
  6. Nisma “Shqipëria Bëhet”
  7. Partia “Aleanca Shqiptare”
  8. Aleanca “Demokracia e Re”
  9. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
  10. Partia Mundësia
  11. PSD

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›