KQZ, përfundon numërimi në njësinë 10, Basha në avantazh

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, në njësinë numër 10 në Tiranë.
Me hapjen e kutive të tjera në njësinë 10, kandidati i “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha është në avantazh me 76 vota para.
Nga hapja e kutive në njësinë nr.10, 11 vota ka marrë kandidati i “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha dhe 8 vota kandidati i “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama. Në këtë njësi, KQZ hapi 100 kuti.