Përfundon njësia 9, nis 10-ta, Basha në avantazh

Pas përfundimit të njësisë numër 9, në të cilën tashmë janë numëruar të gjitha votat e hedhura në kutitë e gabuara, ka filluar procedura për njësinë nr.10 në Tiranë.
Numërimi i fletëve të votimit të kontestuara që i përkisnin njësisë bashkiake numër 9, ka përfunduar duke lënë në avantazh me 73 vota plus, kandidatin e maxhorancës Lulzim Basha.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund numërimit të 152 kutive që i përkisnin kësaj minibashkie. Vetëm pak minuta më parë, ka nisur numërimi i njësisë numër 10, që ka 20 kuti, ndërsa kandidati i djathtë kryeson me 71 vota.