KQZ pergjysmon shpenzimet Do te blejme vetem 3 mije kuti

Projekti i 600 mije kutive Ristani Do te perdorim kutite e 2003-shit. Trajtimet kreu i KQZ-se takim me ekspertet e KE-se
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ul shpenzimet per blerjen e kutive. Pas negociatave me kompanite e interesuara per te ofruar kete sherbim KQZ ka arritur ne konkluzionin se eshte me e leverdishme blerja e vetem 3 mije kutive duke bere keshtu qe ne zgjedhjet e 8 majit te perdoren dy formate te ndryshme. Sipas parashikimeve te KQZ-se per zgjedhjet e 8 majit duhen gjithsej 6 mije kuti per materialet zgjedhore. Duke llogaritur qe shpenzimet ishin shume me teper nga sa ishte parashikuar KQZ vendos blerjen e vetem 3 mije kutive ndersa pjesa tjeter do te perdoret nga ato qe KQZ ka tashme te dispozicion te cilat jane blere qe ne vitin 2003.
Kutite e reja
Per 6 mije cope kuti qe ne na duhen kushton me shume transporti se sa vete vlera e kutive. Duke qene se ne pergjithesi e gjithe shuma na del mbi ate qe ne kishim planifikuar qe do te na duhej si vlere menduam te shikonim dhe variante te tjera te transportit me avion dhe te ulim numrin e kutive - tha dje kreu i KQZ-se Arben Ristani. Ai sqaroi se mundesite e ofruara ishin ne Kine dhe Kanada por alternativa me e mire ishte kompania kanadeze e cila prodhon materiale per zgjedhjet pra eshte e specializuar ne kete fushe. KQZ ka aktualisht ne dispozicion 4500 kuti te materialeve zgjedhore te cilat jane blere ne vitin 2003 dhe jane perdorur ne zgjedhjet e kaluara. Per te plotesuar nevojat e saj duheshin dhe rreth 2 mije kuti por kushti i vene nga kompania kanadeze ben qe minimumi te jete 3 mije kuti. Neve realisht na duhen rreth 2 mije cope duke krijuar dhe nje lloj rezerve por ne fakt nevoja plus rezerva perputhet me minimumin e furnizimit qe kerkon kompania. Ata kane vene nje kusht jo me pak se tre mije. Keshtu qe ne keto kushte menduam ta risjellim per shqyrtim aktin te marrim kuti aq sa na duhet plus rezerven dhe ti perdorim pastaj ne qarqe te plota pra duke mbuluar ne menyre te plote qarkun Tiranen apo Durresin apo dhe ndonje qark tjeter - sqaroi dje Ristani. Ndersa sekretarja e Pergjithshme Aljona Mansaku duke sqaruar me tej detajet tha se cilesia e ketyre kutive te materialeve zgjedhore eshte e njejte me ato qe KQZ ka perdorur ne zgjedhjet e kaluara. Ristani shtoi se gjithsesi kutite qe do te perdoren ne zgjedhje do te vijne duke u uniformizuar. Uniformizimi do te behet por me sa duket do behet per zgjedhjet e ardhshme - tha ai. Lidhur me kete vendim anetari i KQZ-se Klement Zguri theksoi se perdorimi i dy modeleve per kutite e materialeve zgjedhore nuk cenon aspak besimin e zgjedhjeve. Nuk humbet besimi i nje procesi zgjedhor per shkak se kutia e materialeve zgjedhore ne nje njesi mund te mos jete e ngjashme me nje tjeter. Eumlshte shume mire po nuk eshte se zgjedhjet prishen te themi qofte dhe per kete shkak - tha Zguri duke shtuar se per kete arsye ai mbeshteste variantin per te blere 3 mije kuti duke ulur keshtu kostot financiare por edhe duke zvogeluar kohen e cila eshte shume e rendesishme ne nje proces zgjedhor. Sipas variantit te zgjedhur kostoja totale per blerjen e tyre do te jete 57360.00 dollare kurse kostoja e transportit eshte 57188.25 dollare ndersa koha e prodhimit eshte nga 14 deri ne 16 dite kurse koha e transportit eshte nga 7 deri ne 9 dite. Nderkohe administrata e KQZ-se vijon punen nderkohe dhe me procedurat e tjera per pergatitjen e zgjedhjeve. Tashme kane mberritur dy eksperte te Keshillit te Evropes per te dhene ndihmen e tyre ne procesin zgjedhor. Ata kane zhvilluar dhe nje takim me kreun e KQZ-se Ristani ku jane informuar ne menyre me te plote lidhur me gjithe procesin. Ekspertet do te japin mendimin e tyre lidhur me metodologjine dhe te gjitha materialet perfundimtare trajtuese.