Kupa e Shqiperise Tirana dhe Dinamo per te shpetuar sezonin

Tirana pret Besen ne Qemal Stafa. Dinamo 90-minuteshin e pare do ta luaje ne Loro Borici
Kupa e Shqiperise trofeu i dyte per nga rendesia ne futbollin shqiptar luan sot aktin e pare te gjysmefinales. Sipas shortit te hedhur pak dite me pare nga Federata Shqiptare e Futbollit Tirana do te prese Besen nderkohe qe Dinamo do te udhetoje drejt Shkodres per te luajtur me Vllaznine. 180-minuteshi i Kupes se Shqiperise tani ka marre nje tjeter rendesi pasi si Tirana ashtu edhe Dinamo shohin tek ky trofe te vetmen mundesi per te arritur ne eliminatoret e Liges se Evropes.
Vllaznia - Dinamo
Vllaznia-Dinamo eshte nje nga supersfidat e gjysmefinaleve te Kupes se Shqiperise. Mund te konsiderohet si perballja me e forte e ketij turi pasi te dy skuadrat kane regjistruar nje ecuri te mire ne javet e fundit. Shkodranet kane nje vazhdimesi te admirueshme ne kete periudhe ndersa Dinamo duket se e ka lene krizen qe e mbertheu pak jave me pare ne kampionat dhe eshte kryer te fitoret duke koleksionuar tri radhazi. Megjithate fakti qe ndeshja e pare do te luhet neser ne Loro Borici i imponon Vllaznise te jape maksimumin per te siguruar nje fitore e cila do ti jepet shpresa kualifikimi per ne finale pasi vetem keshtu kuqeblute do te kishin mundesine qe te fitonin trofeun e vetem qe u ka mbetur i mundshem.
Tirana-Besa
Tirana do te luaje ne sfiden e dyfishte ndaj Beses ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise shanset per te shpetuar gjithe sezonin nisur edhe nga fakti se ne kampionat titulli eshte me shume se nje enderr.
Edhe ardhja e trajnerit kroat Misho Krsticevic prej shtate javesh ne krye te Tiranes nuk ka mundur te zgjidhe krizen e bardhebluve te cilet nuk fitojne prej gjashte javesh ne kampionat. Suksesi i vetem i pasuesit te Sulejman Staroves dhe Nevil Dedes ne bankinen bardheblu eshte eliminimi ne cerekfinale i Bylis dhe kalimi midis kater me te mirave te edicionit te 58-te te Kupes se Shqiperise. Sipas kroatit Krsticevic trajnerit te dyte kroat qe ka drejtuar Tiranen pas Ilija Loncarevic 24 here kampionet kane probleme te shumta pavaresisht blerjeve dimerore ku ne ekip u afruan Jahmir Hyka Gilman Lika dhe Bekim Balaj. Tirana humbi ndeshjen e fundit me Kastriotin 2-0 dhe Misho deklaroi se lojtare te rendesishem nuk jane ne forme maksimale. Morali nuk eshte i mire por jane dhe problemet ne klub - tha Krsticevic qe kerkoi nderhyrjen e forte te drejtuesve te klubit. Krsticevic trajneri i gjashte i huaj ne 15 vitet e fundit te Tirana tha se nje ecuri e mire ne Kupen e Shqiperise e ben klimen te ndryshoje e te kthehet ne normalitet. Po perpiqem ta mbaj skuadren sa me te karikuar. Kupa eshte objektivi i vetem qe na ka mbetur per te shpetuar sezonin dhe Tirana te hyje ne Ligen Evropiane. Ndeshja ndaj Beses fituese ne fuqi e Kupes se Shqiperise do te luhet sot ne ora 1400 ne Qemal Stafa. Ne dyshim te forte per tu aktivizuar eshte kapiteni i Tiranes kavajasi Andi Lila. Tirana e ka fituar kompeticionin 13 here ndersa per here te fundit Tirana e ka fituar ne vitin 2006 pikerisht ne nje finale ndaj Vllaznise. Tirana merr pjese per here te 32-te ne gjysmefinale. Besa dy here fituese e trofeut eshte fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise fitoi ndaj Vllaznise. Besa merr pjese per here te 12-te ne gjysmefinale.