E Diel, 1 Nëntor 2026

Te varferit Berisha u fal 38 miliarde leke fatura

Fatura e borxheve te prapambetura afro 14-vjecare arrin ne 38 miliarde leke ose 380 milione dollare perfitojne te papunet pensionistet jetimet dhe invalidet. Falja Berisha Per periudhen para privatizimit te kompanise nga CEZ

Qeveria do te cliroje nga detyrimet e prapambetura te faturave te energjise te gjithe shtresat ne nevoje duke filluar qe me borxhet me te hershme ne vitin 1992 e deri faturat qe mbajne daten 31 dhjetor 2006. Fatura e borxheve te prapambetura afro 14-vjecare arrin ne 38 miliarde leke ose 380 milione dollare. Ky vendim do te zbatohet per te gjitha familjet ne ndihme ekonomike dhe papunesi te gjithe pensionistet me pensione minimale dhe pa burime te tjera te ardhurash per te gjitha pensionet minimale te te gjitha kategorive invalidet grate kryefamiljare dhe te gjithe personat me status jetim. Ne kete menyre Kryeministri Sali Berisha vendosi dje ti jape nje dimension mjaft njerezor 22 marsit dites qe sipas tij ndryshoi historine e ketij kombi duke lajmeruar ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave qe do te fale faturat e energjise per te gjithe shtresat ne nevoje qe nga ne periudhen e KESH-it deri ne momentin e dorezimit te tij ne CEZ. Z. Berisha lajmeroi ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave se ne kuader te 22 marsit dites simbol qe shenoi shkeputjen nga sistemi i vjeter i qeverisjes dhe vendosjen e pluralizmit qeveria do te marre vendimin per te cliruar nga detyrimet e prapambetura te faturave te energjise deri ne daten e marrjes ne dorezim te KESH nga CEZ te gjitha shtresat ne nevoje.Ky vendim do te zbatohet per te gjitha familjet ne ndihme ekonomike dhe papunesi te gjithe pensionistet me pensione minimale dhe pa burime te tjera te ardhurash per te gjitha pensionet minimale te te gjitha kategorive invalidet grate kryefamiljare dhe te gjithe personat me status jetim. Duke folur per kete nisme te qeverise Kryeministri u shpreh se ky vendim do te cliroje nga barra e detyrimeve te prapambetura te gjitha keto kategori te cilat per arsye te diferences se madhe te te ardhurave ne krahasim me pjesen tjeter te popullsise nuk kane mundur tu pergjigjen me perpikmeri detyrimeve. Kryeministri shpjegoi se ky vendim perfshin periudhen qe nga fillimi i detyrimeve qe ekzistojne ne KESH e deri ne diten qe shperndarja e energjise merret nga CEZ. Berisha permendi se 22 marsi eshte dita ne te cilen shqiptaret me vullnetin e tyre te lire pas gjysme shekulli dhe me shume u ndane nga nje regjim diktatorial me i keqi qe kishte njohur Evropa. Sipas tij keto vite pas 22 marsit kane qene vite te cilat shqiptaret kane ndertuar dhe realizuar me shume se ne tere historine e marre se bashku. Por natyrisht keto kane qene vite sakrificash mundimesh dhe suksesesh. Suksesi me i madh pas pluralizmit qendron ne faktin se Shqiperia nga nje vend qe hyri ne mars te 1992-shit me 80 varferi dhe mjerim sot ka nje varferi prej 12 nje papunesi po te ketyre shifrave dhe varferi te skajshme 1.4. Perqindjet jane perqindje dhe nuk masin dhimbjet njerezore ndaj dhe ne fytyren njerezore te kesaj qeverie ka qene dhe mbetet angazhimi konstant perkujdesja ndihma mbeshtetja per ata qe jane ne nevoje. Me 22 mars qeveria vendos te cliroje nga detyrimet e prapambetura te faturave te energjise te familjeve ne ndihme ekonomike dhe papunesi pensionisteve me pension minimal dhe pa asnje mbeshtetje invalidet te gjitha grate kryefamiljare pra te gjithe personat ne nevoje - deklaroi z. Berisha. Ai vuri ne dukje se me kete vendim do te clirohen nga nje barre te ciles nuk kane mundur ti pergjigjen me perpikmeri keto kategori. Mos harrojme se ne vitin 2005 pensioni ne fshat ishte 3.400 leket te reja ndersa sot eshte 7.200 leket te reja. Me nje fjale ne teresine e tyre keto detyrime ndaj KESH-it do te konsiderohen te shlyera. Edhe nje here falja behet per 22 marsin - deklaroi Kryeministri Berisha. Nisur nga kjo z. Berisha kerkoi nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes qe ne bashkepunim me Ministrine e Punes dhe Entin Energjetik te kalojne sa me shpejt vendimin e qeverise per kete akt i cili do te perbeje nje lehtesim per jeten e perditshme te ketyre shtresave. Te kalojme sa me shpejte vendimin e qeverise per kete akt per keto shtresa ne nevoje akt ky i cili perben nje lehtesim ne jeten e perditshme pasi cilido te jete i vogel apo i madh ndaj cilitdo borxhi i rendon njeriut si nje gur - deklaroi z. Berisha

Amnistia Berisha Bodes Me 22 mars ne Kuvend

Kryeministri Sali Berisha i kerkoi dje ministrit te Financave Ridvan Bode qe te coje ne Parlament deri me 22 mars ligjin per amnistine fiskale. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave Kryeministri Berisha i cilesoi spekulime zerat se amnistia perfshin bizneset e politikaneve.
Dy kategori perjashtohen dhe askush tjeter. Perjashtohen politikanet dhe vetekuptohet qe shteg nuk mund te hapet dhe perjashtohen parate qe kane ardhur nga burimi i krimit sepse per to ka nje ligj ne fuqi - saktesoi Berisha. Duke shprehur besimin se opozita kete here do ta shqyrtoje kete projektligj kryeministri shprehu keqardhjen se media te caktuara serviren tek publiku interpretime te shtremberuara te ketij ligji. Me vjen keq qe ndonje media qe une i lexoj dhe i ndjek me shume interes shkruan se do te falen pasurite e politikaneve. Jo nuk do te falen pasurite e politikaneve dhe nuk eshte mire ti serviren publikut ajo qe eshte thene ne menyren me te kthjellet dhe me te qarte. Dy kategori perjashtohen perjashtohen politikanet se vetekuptohet qe shteg nuk mund te hapet dhe perjashtohen parate te cilat kane ardhur nga burime krimi sepse aty vepron nje ligj tjeter i cili eshte ne zbatim e siper dhe nuk duhet te bejme asnje interference asnje lloj nderhyrje ne zbatimin e tij - tha Kryeministri. Me tej ai iu drejtua z. Bode Zoti minister i Financave eshte e rendesishme qe ligji i amnistise fiskale te shkoje ne Parlament para 22 marsit. Ju keni punuar gjeresisht keni bere takime ne vjeshten qe kaloi me biznesin keni zhvilluar takime me ekspertet ndaj dhe do te sugjeroja qe te kompletohet serish me takime te tjera me biznesin dhe 22 marsi te jete nje dite e gezueshme sic eshte per cdo shqiptar por nje dite qe ne shprehim respektin tone dhe vleresimin ndaj biznesit duke paraqitur ne parlament kete amnisti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›