KQZ pezullon referendumin, e shtyn për në vitin 2013

Nga mbledhja e djeshme e KQZ
KQZ pranon propozimin e PD, vendimi duhej marrë para 15 marsit.
Kërkesa për në Kushtetuese, vetëm më 3 janar 2013.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje me 6 vota pro kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave për zhvillimin e referendumit për shfuqizimin e një pjese të ligjit të mbetjeve.
Por, anëtarët e KQZ-së janë ndarë në votim për datën se kur KQZ-ja duhet ti përcjellë kërkesën për referendum Gjykatës Kushtetuese dhe më pas Presidentit. Sipas vendimit të marrë dje vetëm me 4 vota pro nga të zgjedhurit e shumicës dhe 2 kundër të opozitës, u vendos që KQZ-ja të dërgojë kërkesën e shoqërisë civile për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese më datë 3 janar të vitit 2013. Propozimi për caktimin e kësaj date erdhi nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, i cili interpretoi dy nene, 129 dhe 119 të Kodit Zgjedhor dhe nenin 152 të Kushtetutës, sipas të cilave kërkesa e grupit nismëtar për zhvillimin e referendumit ishte jashtë afatit. Sipas Kosovrastit, afati fundor i përcaktuar në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor është data 15 mars, dhe si e tillë kërkesa e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, edhe pse u miratua dje, do të mund të dërgohej për interpretim në Gjykatën Kushtetuese janarin e vitit të ardhshëm. Ky interpretim ligjor ka befasuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e shoqërisë civile, të pranishëm në sallën e mbledhjeve të KQZ-së.
Kushtetuta
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike deklaroi se sipas Kushtetutës referendumet mund të zhvillohen një herë në vit dhe në një datë të vetme. Sipas tij, nenet 129 dhe 119 të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës caktojnë datën 15 mars si afatin e fundit kur procedura e verifikimit të firmave nga KQZ dhe vendimmarrja e saj duhet të jenë të mbyllura, në mënyrë që të procedohet me shqyrtimin ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe me dërgimin për caktimin e një date nga ana e Presidentit të Republikës. Në Kushtetutë, në nenin 152, pika 3 thuhet se gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm me një ditë dhe qëllimisht në nenin 119, pika 6 dhe nenin 129 pika 1, ky element reflektohet me një datë dhe ligjvënësi ka vendosur 15 marsin, që i thotë që të gjithë ata që janë të interesuar që mund të kenë më shumë se një kërkesë për zhvillimin e referendumit, thuhet kërkesat unë i pres deri në 15 mars të mbyllura të gjitha procedurat, dhe pastaj fillon procedura me Gjykatën Kushtetuese dhe me Presidentin e Republikës, deklaroi Kosovrasti. Një propozim i tillë është mbështetur edhe nga administrata e KQZ-së, dhe sipas sekretares së Përgjithshme, Anjola Hasnjoku, data kur KQZ duhet ti dërgojë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, sipas interpretimit, rezulton se duhet të jetë 3 janari i vitit 2013. Por, ky propozim u kundërshtua nga përfaqësuesi juridik i PS-së, Eridjan Salianji, i cili deklaroi se KQZ-ja nuk duhet të bllokojë dërgimin e kërkesës për referendum në Gjykatën Kushtetuese, pasi në këtë mënyrë rrezohej principi i kërkesës, dhe referendumi rrezikon të zvarritet deri në fund të 2013-s, për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Lazaj, deklaroi dje se tentativa e juristit të Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, për të zvarritur procedurat e referendumit ishte hartuar me hollësi në bashkëpunim me kryetarin, Arben Ristani.
Pjese nga debati ne KQZ
Arben Ristani: Ne kemi thënë që 70 % të kampionit që ne çuam për verifikim ishin të falsifikuar, prandaj është e papranueshme që të thuhet se procese të tilla ne e dimë si po kalojmë në Shqipëri. Na vjen keq që nuk pajtoheni dhe të thoni që shumica e firmave janë hedhur nga e njëjta dorë.
Eridjan Salianji: Koha që na u mor nga mbledhja e mëparshme shpresojmë që ju si kryetar ta keni përdorur për të marrë një vendim përfundimtar mbledhjen e sotme dhe të na thoni nëse nga ai numër firmash janë apo jo 50 mijë firma të vlefshme.
Arben Ristani: Ne do të marrim një vendim, pasi të kenë përfunduar të gjitha diskutimet.
Fatos Lubonja: Më lejoni të vë në dukje një gjë të rëndësishme. Ky ligj bën fjalë për prurjen e plehrave në Shqipëri. Atëherë, kur merret një vendim shikohet në të gjitha aspektet. Në këtu vijmë si palë e interesuar dhe nuk duam që të na mbulojnë apo të na kundërshtojnë përfaqësues të forcave politike. Nuk është ky qëllim ynë. Ky referendum që kërkojmë nuk do të bëhet vetëm për fëmijët e mi, por dhe të Kosovrastit, Gjonçajt etj. Ju duhet të tregoni se jeni arbitër midis pretendimit tonë për të mos lejuar futjen e këtyre plehrave në Shqipëri dhe atyre që e kanë bërë këtë ligj për interesat e veta. Nuk duhet të vijnë partitë e të na ndajnë dhe ta kthejmë komisionin në arenë debatesh.
Eridjan Salianji: Nëse do të shtyhet afati i dorëzimit të kërkesës për referendum në Gjykatën Kushtetuese në kohë, çfarë ndodh? Ndodh që e drejta e zgjedhësve për të kërkuar referendum nuk zbatohet dhe do të thotë që bie principi i kërkesës për referendum. Sepse në këtë logjikë, referendumi do të zhvillohet në fund të vitit 2013.
Anjola Hasnjoku: Momenti i përcjelljes në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç e lexoj unë ligjin në nenin 119, shprehet qarte se kërkesa përcjelljet në vitin pasardhës.
Arben Ristani: Nuk e di çfarë kanë pasur parasysh ligjvënësit kur e kanë shkruar këtë pjesë për referendumet.
Lavdosh Ferruni: Zoti Ristani, ne këtu jemi thjesht përfaqësuesit e mbi 50 mijë firmëtarëve që kërkojnë të bëjnë një referendum dhe që e kanë firmosur atë formular në mes të acarit të janarit, shkurtit dhe marsit dhe mos e zhgënjeni këtë mori njerëzish që të nxirrni skupe, siç po nxirrni sot, sepse ne e kemi dorëzuar kërkesën para 15 marsit. Pra, në qoftë se ju do të donit, mund ti mbaronit procedurat.
Arben Ristani: Ka një problem tjetër, ta lexoj unë ligjin, sepse po e interpreton gabim. Nuk flet për kërkesë të paraqitur brenda 15 marsit, por ligji thotë që brenda kësaj date duhet të jetë përmbyllur.
3 janar, kërkesa në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të mund të shqyrtojë kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave vetëm në datën 3 janar të vitit 2013. Edhe pse vendimi u miratua dje, kërkesa e AKIP-së do të qëndrojë pezull në KQZ për të respektuar këtë vendim detyrues dhe më pas për të vijuar procedurat për referendumin vitin e ardhshëm.
Kosovrasti befason KQZ-në: Duhet prenotim para 15 marsit

Njazi Kosovrasti
Përfaqësuesi i ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, ka befasuar të pranishmit në mbledhjen e djeshme, teksa iu referua dy neneve të Kodit Zgjedhor të vitit 2003, që kanë të bëjnë me referendumet dhe sipas të cilave kërkesa e grupit nismëtar i referendumit ishte jashtë afateve për tu dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Propozimi i Kosovrastit ka gjetur të papërgatitur ed