E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kosova, shembulli i forcës për ndryshim

Kreu aktual i shtetit shqiptar Bamir Topi e ka zhvilluar vizitën e tij të fundit si president në Kosovë. Në fjalën e tij para deputetëve të Kosovës, kreu i shtetit ka falenderuar për pritjen e veçantë ndërsa ka vlerësuar rrugën që ka bërë Kosova në kuadër të integrimit.

“Jam i lumtur që e mbyll mandatin tim me këtë vizitë në Kosovë. Ju falenderoj shumë për ftesën dhe për pritjen e veçantë. Kosova ka bërë hapa përpara në rrugën e saj drejt integrimit dhe kjo është treguesi i asaj që mund të bëjë një shtet i vogël, por më një forcë të madhe. Kosova është shembulli i forcës për ndryshim. Ju dëshmuat që jeni të gatshëm të punoni për fqinjësi të mirë dhe të mos jeni peng të së kaluarës. Kosova është dhe do të jetë një shtet europian dhe me prespektivë integruese dhe përparimtare” shtoi Topi.
 

Më herët, presidenti Topi është takuar me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga ku pas pritjes solemne me ceremonialin zyrtar, nderimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekzekutimit të himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, dy homologët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan bisedimet e delegacioneve respektive.

Në këtë takim, dy Krerët e vendeve mike diskutuan çështje të rëndësishme të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të intensifikimit të bashkëpunimit politik, të forcimit të bashkëveprimit ekonomik e tregtar, shtimit të kontakteve ndërinstitucionale në fusha me interes të ndërsjellë si dhe çështje mbi situatën aktuale në Ballkan dhe perspektivën e sigurt euro-atlantike të Shqipërisë e Kosovës, e të mbarë rajonit.

vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›