KQZ regjistron 2 koalicionet parazgjedhore, i djathti me 25 parti, i majti me 37
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të shtunën me katër votat e anëtarëve të pranishëm p/vendimin për regjistrimin e koalicionit të djathë "Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim", si dhe të koalicionit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit.
Koalicioni “Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim” drejtohet nga Partia Demokratike dhe grupon 25 parti të vogla të djathta dhe të qendrës. Ja disa nga subjektet zgjedhore, pjesë e kësaj Aleance: Partia Demokratike(PD); Partia Republikane(PR), Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU); Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar(LZHK); Partia Agrare Ambientaliste(PAA); Lidhja Demokristiane(LDK); Partia Lëvizja e Legalitetit(PLL); Partia Balli Kombëtar(PBK); Partia Bashkimi Liberal Demokrat(PBDL); Partia Aleanca Demokratike(PAD); Partia Balli Kombëtar Demokrat(PBKD), etj.
Ndërsa koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” drejtohet nga Partia Socialiste dhe grupon rreth saj 37 parti, si Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), Partia Socialdemokrate(PSD), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut(PBDNJ), Partia Demokracia Sociale(PDS), Partia për Ligj dhe Drejtësi(PLD), Partia G 99, Partia Komuniste e Shqipërisë; Partia e Punës e Shqipërisë, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar, etj.
Partia e Pensionistave: Ne pjesë e koalicioni të PD, jo e PS
Ora 12:30 Përfaqësuesi i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, kërkoi që të sqarohet vullneti i saj për të qenë pjesë e koalicionit të djathtë.
“Ne kemi shprehur vullnetin për të qenë pjesë e koalicionit që udhëheq PD. Kemi marrë vesh se në KQZ ka ardhur një kërkesë se ne paskemi bërë kërkesë për tu regjistruar me PS, por vullneti ynë është për tu udhëhequr nga PD”, deklaroi përfaqësuesi i PBPPSH.
Përfaqësuesi i pensionistave bëri me dije se kanë kontaktuar me kreun e PS-së, por ai nuk i ka dhënë siguri për votat e pensionistave. “Nëqoftëse ti na i del zot votave tona, por Rama nuk ka pranuar të punojë me ne”, shtoi ai
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genci Gjoncaj, deklaroi se opozita nuk e ka problem që PBPPSH nuk do që të jetë pjesë e koalicionit të majtë teksa iu drejtua përfaqësuesit të pensionistave se: Ju keni firmosur një marrëveshje. Përfaqësuesi i PBPPSH: “Ne kemi firmosur një letër bosh të PS”.
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë e drejtuar nga 70 vjeçari Selami Jenisheri ka qënë ‘molla e sherrit’ mes PS-PD, për faktin se partia e pensionistëve pak dite para regjistrimit te koalicioneve ne KQZ gjendej në të dyja listat e blloqeve politike në Shqipëri. Pasi ka firmosur më parë në listën e koalicionit opozitar të majtë të kryesuar nga Edi Rama, kreu i partisë së pensionistëve Jenisheri, ka firmosur dhe për koalicionin e drejtuar nga kryeministri Berisha, madje dhe duke dalë para mediave në rresht me të gjitha partitë e kaolicionit qeverisës, teksa prezantohej koalicioni dhe emërtesa e këtij koalicionit “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot rreth orës 12:15 për të shqyrtuar kërkesën për regjistrimin e dy koalicioneve parazgjedhore, "Aleancës për Punësim, Mirëqënie, dhe Integrim", që drejtohet nga Partia Demokratike dhe koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane", i drejtuar nga Partia Socialiste.
Koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga PD, përbëhet nga 25 parti të vogla, të djathta dhe të qendrës, ndërsa koalicioni i majtë, i kryesuar nga PS, përfshin rreth 40 parti. Sistemi proporcional rajonal, që aplikohet në Shqipëri, favorizon aleancat e gjera dhe kjo u provua me zgjedhjet e 2009-s.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare konkurruan katër koalicione zgjedhore. "Aleanca e Ndryshimit" ishte formacioni më i madh, i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim", përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca "Poli i Lirisë" dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", grupuan secila nga 6 parti.
Mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Ora 12:15- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot rreth orës 12:15 për të shqyrtuar kërkesën për regjistrimin e dy koalicioneve parazgjedhore, "Aleancës për Punësim, Mirëqënie, dhe Integrim", që drejtohet nga Partia Demokratike dhe koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane", i drejtuar nga Partia Socialiste.

(vijon)
(m.a/e.m/BalkanWeb)