E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat, Poni: Po verifikohen rreth 2948 rekorde dublimi

TIRANE- Zv. Ministri i Brendshem, Ferdinand Poni ka dhënë sot informacion në lidhje me ekstraktin e Listës së Zgjedhjeve publikuar një ditë më parë.

Në shpjegimet rreth ekstraktit të përditësuar, ai theksoi se po punohet që në fund të afateve, të arrihet një gjendje perfekte e kësaj liste në përputhje me parashikimet e ligjit për zgjedhjet.

“Ekstrakti i listës përmban 3,279,289 zgjedhës. 3,265,073 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5,483 qendrave të votimit në çdo njësi te qeverisjes vendore. 14, 216 zgjedhës nuk janë përfshirë ne listat e zgjedhësve për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve që duhet të ketë një qendër votimi (200-1000,700 Tirana)”, tha Poni. 

Përsa i përket dublimeve, Poni premtoi minimizim të tyre deri 40 ditë para zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ka pasur përmirësime të dukshme për të pastruar dublimet, të paraqitura ato në ekstraktin e listave zgjedhore. Rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar, tha Poni më tej. 

“Në datë 12.12.2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Mbi këtë listë deri në datë 01.04 janë kryer operacionet e mëposhtme: Për 1821 persona kemi informacion nga Zyrat e gjendjes civile që nuk janë dublime. Janë pastruar apo bllokuar si dublime 2053 rekorde të dyshuara. Kanë aplikuar për letërnjoftim ndërkohë pra nga data 12.12.2012, 852persona. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill, rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma ne proces verifikimi. Numri personave me pjesë të adresës zgjedhore të paidentifikuar (kodi i banesës i panjohur brenda një qendre votimi të caktuar), në ekstraktin e datës 3 prill është 405.779 nga rreth 545 mijë në janar. Numri i 100 vjeçarëve të pa përfshirë në lista është 860 nga 1130 që ishin në ekstraktin e datës 3 janar”,- tha Poni më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›