Kosovrasti: Dje ska patur mbledhje të Këshillit, por organizim të paligjshëm
Tiranë- Njazi Kosovrasti, kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka komentuar sot veprimet e anëtarëve të Këshillit ditën e djeshme të cilët hynë me dhunë në ambjentet e bashkisë dhe në paradhomën e Këshillit miratuan shkarkimin e Kosovarastit dhe emërimin e Aldrin Dalipit në vend të tij.
Për Kosovrastin, nga pikëpamja ligjore, ky veprim ishte një veprim tërësisht i paligjshëm:
Nga të gjitha që pashë me ngjarjen e shmëtuar të djeshme, jo që sbëhet fjlaë të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, por në vlerësimin juridik deri më tani, ka një emër ajo që pash dje, grumbullim i paligjshëm i qytetarëve. Ka vëtëm një deklaratë që këshilltarët kanë firmosur, që se kuptoj pse hynë në basgki kur mund ta firmosnin edhe në Partinë Socialiste a ku ta di unë,- tha Kosovrasti.
Sipas tij, për mbledhjen e ardhshme dhe atë sa ishte e parashikuar mbledhja e djeshme, do të sqarohej në kohën e duhur.
Ditën e djeshme, këshilltarët e majtë që tashmë përbëjnë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës shkarkuan Njazi Kosovrastin dhe emëruan në vend të tij, Alfred Dalipin. Ata hynë me forca në mabjentet e bashkisë pasi nuk u lejuan nga forcat e policisë, me arsyetimin se nuk kishte mbledhje të parashikuar.
Ata pretenduan se kreu i Bashkisë Lulzim Basha bllokoi mbledhjen e ditës së djeshme pasi ishte përcaktuar në rendin e ditës edhe votimi për shkarkimin e kreut të Këshillit, pas aleancës së LSI-së me PS-në, ku tashmë ata përbëjnë shumicën edhe në Këshillin Bashkiak.
Bashkia e Tiranës deklaroi dje në një njoftim për mediat se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtyare, ndërsa ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj institucionit. Sipas Bashkisë do të bëhet kallzim penal ndaj personave pëgjegjës.