E Diel, 1 Nëntor 2026

PS e PD gjejne gjuhen e perbashket ne Komisionin e Ligjeve

Fushata elektorale ka provokuar terminologji ushtarake mes mazhorancës dhe opozitës, ndonëse ishin në Komisionin parlamentar të Ligjeve. 

Në mbledhjen kushtuar ndryshimeve në Kodin Civil e atë të Procedurës Civile, socialisti Fatmir Xhafaj akuzoi demokratët se u binden urdhrave dhe aprovojnë ligjet pa asnjë diskutim. 

Demokrati Ilir Rusmajli replikoi duke u kujtuar socialistëve se ndodhen në frontin e gabuar, atë të bllokimit të ligjeve. 
Debati politik më pas i la vend diskutimeve teknike. Në përfundim Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus ndryshimet në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›