KQZ rinumëron votat e Shkodrës, deri tani asnjë ndryshim mandati
TIRANË- Në mjediset e KQZ-së vijoi sot procesi i rinumërimit të votave të qarkut Shkodër. Kështu rreth orës 10:00, ashtu sic ishte parashikuar KQZ nisi rinumërimin i 49 kutive të votimit për KZAZ nr.3 në Shkodër.
Gazetari Mariglen Mërtiri, raportoi se rinumërimi i 417 kutive të këtij qarku do të bëhet nga tetë grupe numërimi, me nga dy anëtarë, ndërsa procesi mendohet të përfundojë brenda pak ditësh.
Në mesditë përfundoi rinumërimi i KZAZ nr. 3 e cila nuk prodhoi ndryshime në madnat aposhifra, nderkohë qe procesi do te rifiklloi seri pasdite me rinumerimit te KZAZ nr. 4
SALIANI: ASNJË NDRYSHIM, PD PO BËN GJITHCKA TË NJOLLOSË PROCESIN
Në një prononcim për News24, përfaqësuesi ligjor i PS-së. Eridian Saliani, u shpreh se po vërtetohet se deri tani nuk ka ndryshim mandati teksa ka akuzuar PD se po bën gjithcka për të njollosur procesin.
“KZAZ nuk kishte jo vetëm ndryshim rezultati, por asnjë votë të ngatërruar. Ne jem këtu për të ndjekur procesin, pasi ne e kemi thënë se procesi është i kundërligjshëm. Kolegji dje nuk vlerësoi Lezhën por vlerësoi se KQZ nuk ka kourumin për të marrë vendime. KQZ është në kohë të ndërpresë procesin”, tha Saliani.
Dje u nëmëruan dy KZAZ, u u vërejt një ulje votave nga partitë e mëdha drejt aleatëve të tyre. Pas vendimit të KQZ-së të premten për hapjen e kutive të zonës zgjedhore Lezhë, KQZ pranoi ankesën e PR-së për rinumërim të votave të qarkut Shkodër. Me katër vota pro Komisioni vendosi për hapjen e të gjitha kutive të Shkodrës, ku republikanët pretendojnë se i është marrë një mandat.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera KQZ vijon rinumërimin e votave të Shkodrës, Leshi: Vendimi i kolegjit për Lezhën