E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinumërimi, Meta: Transparencë sipas ligjit. Për strukturën e qeverisë së re pyesni Ramën

TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta i është drejtuar mesditën e sotme selisë së partisë Socialiste. Pas takimit i cili zgjati për rreth 1 orë në një prononcim për gazetarët Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me proesin e rinumërimit të votave të 23 qershorit, vlerësoi nevojën për transparencë të  bazuar në Kodin Zgjedhor. kreu i LSI, tha se vendimi i Kolegjit për Qarkun e Lezhës ishte i drejtë. 

"Transparenca mjaft e rëndësishme, por sipas ligjit kodi zgjedhor është i qartë se proçesi i hapjes së kutive mund të behet vetëm me 5 vota. Këtë kompetencë mund ta ketë vetëm Kolegji Zgjedhur, kur KQZ ka vetën janë 3 anëtarë. Ndaj Kolegji ka marrë vendim të drejtë", tha Meta.  

Kreu i LSI-së, u tregua i rezervua në lidhje me programin bashkëqeverisës PS-LSI dhe strukturën e re të qeverisë së ardhshme ‘Pyesni kryeministrin e ri”, tha shkurt Meta.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rinumërimi, Meta: Transparencë sipas ligjit. Për strukturën e qeverisë së re pyesni Ramën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›