E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtime të paligjshme në Kishën e Shna Ndout në Laç, nis procedimi penal

kisha-e-shna-ndoutLaç- Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka nisur procedimin penal për ndërtime të paligjshme në zonën e Kishës së Shna Ndout në Laç.

Siç bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme, procedimi penal ka nisur në bazë të informacionit të mbërritur nga drejtues të këtij institucioni fetar.

Sipas materialit që vetë Rektorii i Kishës së Shna Ndout, ka dërguar në Prokurori, në territorin e këtij objekti ka nisur nga subjekte private ndërtimi i strukturave prej druri dhe betoni, të cilat cënojnë të drejtën e pronësisë, si edhe mund të bëhen shkak për probleme të tjera më të rënda, sipas tij.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin të ndjekë me përparësi këtë rast, nisur nga fakti se ky objekt fetar ka një ndjeshmëri të lartë në një komunitet të gjerë qytetarësh shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›