E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ rrezohet projektvendimi per shperndarjen e mandateve te deputeteve

Është rrëzuar projektvendimi për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 2013. Komisioni Qendror Zgjedhor u mbledh sot të diskutojë për ndryshimin e numrave të  mandateve për çdo qark të vendit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Që në mbledhjen e fundit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar projektvendimin, i cili mbështetej në dokumentacionin e mbërritur nga Ministria e Brendshme, në të cilin evidentohet rritja e popullsisë në qarqe të caktuara.  Por, përllogaritja e bërë nga Ministria e Brendshme, bazuar në rritjen e popullsisë, sidomos në 4 komuna të Qarkut Kukës, ka sjellë reagimin dyshues të përfaqësuesit të Partisë Socialiste. Në të njëjtën linjë u shprehën sërish anëtarët e majtë në KQZ, duke sjellë dhe rrëzimin që në parim të projektvendimit, i cili kërkonte shumicë të cilësuar. 
Projektvendimi, pas diskutimeve mes anëtarëve, u kalua për votim në parim ku mori vetëm 4 vota pro dhe tre kundër, duke bërë që të mos lejonte më diskutimin e tij nen për nen. 
Qendrimi bllokues, shkaktoi debat me tone të larta, në sallën e mbledhjeve.
Padyshim që KQZ ka detyrimin ligjor të përcaktojë ndarjen e mandateve. Në kushtet e mosvotimit të projektvendimit përkatës, i lind e drejta e partive politike, në këtë rast atyre në mazhorancë, t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, për shqyrtimin e aktit të konsumuar në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›