Nishani Mandati i kryeprokurores ka mbaruar sot
Kryeprokurori aktual ka përfunduar mandatin e funksioneve dhe detyrës së tij. Kështu është shprehur presidenti i Republikës Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për abc news me gazetaren Sonila Meço. Këtë vendim presidenti thotë se e ka të bazuar në Kushtetutë.
Sipas presidentit Nishani ky është një rast shumë i thjeshtë dhe çdo interpretim do të jetë formal. Në konceptin kushtetues mandati konsiderohet si një afat kohor i përmbushjes së detyrës dhe funksioneve të qëndrimit në detyrë, kohë e cila zgjat pesë vjet nga muaji kur merr detyrën -thekson Presidenti i Republikës.
Tashmë presidenti është duke shqyrtuar kandidaturat. Nishani tha se në momentin që do të krijojë bindjen për kandidatin përfundimtar menjëherë do të dërgojë dekretin në parlament.
Sipas presidentit kryeprokurori duhet të jetë një figurë që simbolizon ato kritere dhe atë performancë që të bindë qytetarët dhe të fitojë besimin e tyre.
Nishani: Datën e zgjedhjeve do e dekretoj pas festimeve të 100 vjetorit
Presidenti ka folur edhe për dekretimin e datës së zgjedhjeve, të cilën u shpreh se do ta dekretojë pas festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, duke marrë në konsideratë edhe shqyrtimet me partitë politike.
Integrimi, Nishani: Liderët kanë përgjegjësi para qytetarëve
Presidenti ka folur gjithashtu edhe për marrjen e statusit kandidat dhe mosvotimin e tre ligjeve të kërkuara nga KE për integrimin. Sipas tij nëse do të dështojmë në marrjen e statusit kandidat liderët kanë përgjegjësi para qytetarëve, ndërkohë që çështja e Fierit sipas tij është sa politike aq edhe ligjore.
Nishani: Axhenda ime më 28 nëntor nis në Vlorë
Përsa i përket festimeve dhe axhendës së tij më 100 vjetorin e Pvarësisë presidenti u shpreh se ajo do të nis nga Vlora me një ceremoni në sheshin e Flamurit dhe do të kulmojë me një pritje nga Presidenti për të gjithë të ftuarit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.