KQZ rrëzon ankimimet e LSI dhe PPKDSH për Kukësin
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rrëzoi të hënën, me 4 votat e anëtarëve të pranishëm, ankimimet e dy subjekteve zgjedhore, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë që kundërshtojnë vendimet e tabelave të rezultateve të disa KZAZ-ve në qarkun e Kukësit, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për rezultatin e këtij qarku.
Pas një mbledhje të shoqëruar me debate, anëtarët e Komisionit i gjetën të pambështetura në ligj provat e paraqitura nga palët ankimuese për vlerësim të padrejtë të votave të tyre gjatë procesit të numërimit.
Para mbylljes, sipas ligjit, të hetimit administrativ të këtyre ankesave relatori i kësaj çështje, anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, tha se ankesa e PPKDSH-së, që kundërshton vendimin e KQZ-së për tabelën e Kukësit dhe vendimet e tabelave të KZAZ-ve nr. 9, 10 dhe 11, nuk paraqet asnjë provë për t'i administruar sipas nenit 136 të kodit zgjedhor.
Po ashtu sipas Osmanaj, edhe kërkesa ankimore e LSI-së, që kundërshton vendimin e ZAZ-së nr. 9 në Kukës, duke kërkuar rivlerësim dhe rinumërim të votave në 15 qendra votimi, nuk ka sjellë prova që mund të na çojnë Komisionin në kontestimin e rezultatit në këtë zonë zgjedhore.
Sipas vendimit të KQZ-së tabela e rezultatit për qarkun e Kukësit përcakton 3 mandate të fituara nga koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", kundrejt 1 mandati të marrë nga koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane".
ANKIMIMET NË KQZ, PS-LSI: JENI NË SHKELJE ME LIGJIN, NUK KENI KUORUM
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme është duke shqyrtuar ankimimet të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Fillimi i mbledhjes është karakterizuar nga debate mes perfaqësuesve ligjor të Partisë Demokratike dhe LSI-së, ku kjo e fundit i cilësoi si të pavlefshme vendimet e KQZ-së së përbërë vetëm me katër anëtarë.
Përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho tha se KQZ duhet të verifikojë kuorumin për shqyrtimin e këtyre kërkesave. Sipas tij, që mbledhja e KQZ-së të jetë e vlefshme duhet të jenë në tavolinë të paktën 5 anëtarë. “Që kjo mbledhje të jetë e vlefshme duhet se paktën të jenë 5 anëtarë. Mbledhja të mos fillojë, ju të konstatoni mungesën e kuorumit”, u shpreh Muho
Edhe përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj tha se Kodi Zgjedhor është i qartë në këtë rast, duke cituar se; KQZ nuk mund të shqyrtojë kërkesa ankimore me objekt ndryshimin e tabelës, nëse në tavolinë nuk janë të paktën 5 anëtarë.
“Ju vijoni të ndikohen nga PD, ju prishni provat vini dorë në to. Ju po menaxhoni grahmat e fundit të partisë në ikje. Ju ftoj që këtë cështje ta rishikoni dhe ta ktheni mbrapsht dhe ti hapni rrugë animimit tonë në strukturat e tjera të parashikuar, ose ne do jemi inaktiv në këtë proces”, tha Gjoncaj.
Ndërkaq, për anëtarja e KQZ-së Vera Shtjefni theksoi se Komisioni Qendror Zgjedhor e ka kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar kërkesën.
Kërkesa u rrëzua dhe mbledhja vijoi pa pjesëmarrjen aktive të dy përfaqësuesve ligjor me shqyrtimin e ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin në qarkun e Kukësit.
Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon se ajo është fituese e një mandati në qarkun e Kukësit, ndërsa sipas rezultatit të deritanishëm Partia Demokratike ka siguruar 3 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat.
KUKËSI, LSI: KOALICIONI I DJATHTË 150 VOTA MË SHUMË SA TOTALI
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi sot KQZ-së, që të 15 Qendra Votimi në Kukës ti nënshtrohen rinumirërimit të votave. Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho deklaroi se koalicioni i djathë ka marrë 150 vota më shumë sec paraqiten në tabelat përmbledhëse.
“Zonja kryetare pavarësisht për të na tërhequr me një proces jo ligjor i përbuzim. Nga krahasimi i tabelave të numërimit nga numëruesit tuaj dhe pamjet filmime, ka parregullsi. Nuk pretendohet se LSi i janë marrë katër vota, problemi është se votat e marra nga subjekti tjetër janë më shumë se numri i votave të marra në monitor. Koalicioni i djathtë ka marrë 150 vota më shumë se duhet të merrte dhe nëse zbrisni atëherë do dilte se nuk do e merrni mandatin. Janë harxhuar miliona euro për transperencë. Votat që janë marrë nga koalicionit i djathtë janë më të mëdha se ato që paraqitet në video”, u shpreh Muho.
Anëtarja e KQZ-së Vera Shtjefni hodhi poshtë akuzat duke theksuar se në procesverbale nuk shënohet që ka mosmarrëveshje ndërkohë që në filmime nuk ka asnjë shenjë kundërshtie. “Në procesverbale nuk shënohen që ka mos-marrëveshje. Filmimi nuk është material zgjedhor. Në filmime nuk ka asnjë shenjë”, u shpreh Shtjefni.
Përfaqësuesit e PD-së, në komision theksuar se kërkesa anikimore e LSI është pa prova dhe fakte “Nuk ka asnjë provë që të jenë bërë shkelje në numërim”.
MBLEDHJA E KQZ
Partia Socialiste pritet të depozitojë në KQZ kërkesën ankimore për tabelën përmbledhëse të qarkut Lezhë. Rezultati i miratuar nga KQZ pak ditë më parë ndryshoi numrin e mandateve sipas koalicioneve, duke i kaluar një mandat koalicionit të djathtë që siguroi 4 mandate, ndërsa koalicioni i majtë mori 3 mandate.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të marrë në shqyrtim ankimimet e subjekteve zgjedhore për rezultatet e votimit të 23 qershorit, në qarqe të ndryshme të vendit.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të çelet me ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin në qarkun e Kukësit. Më pas, Komisioni do të marrë në shqyrtim ankimimin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, për të vijuar me një numër të madh ankesash të Partisë Kristiandemokrate të Shqipërisë, si dhe të Partisë së Pensionistëve Shqiptarë, të Partisë Republikane, etj.

Gjithashtu pritet të shqyrtohet kërkesa e kandidatit të pavarur për Qarkun e Fierit, Dritan Prifti.
(e.m/BalkanWeb)