Ankimimet në KQZ, PS-LSI: Jeni në shkelje me ligjin, nuk keni kuorum
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme është duke shqyrtuar ankimimet të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Fillimi i mbledhjes është karakterizuar nga debate mes perfaqësuesve ligjor të Partisë Demokratike dhe LSI-së, ku kjo e fundit i cilësoi si të pavlefshme vendimet e KQZ-së së përbërë vetëm me katër anëtarë.
Përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho tha se KQZ duhet të verifikojë kuorumin për shqyrtimin e këtyre kërkesave. Sipas tij, që mbledhja e KQZ-së të jetë e vlefshme duhet të jenë në tavolinë të paktën 5 anëtarë. “Që kjo mbledhje të jetë e vlefshme duhet se paktën të jenë 5 anëtarë. Mbledhja të mos fillojë, ju të konstatoni mungesën e kuorumit”, u shpreh Muho
Edhe përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj tha se Kodi Zgjedhor është i qartë në këtë rast, duke cituar se; KQZ nuk mund të shqyrtojë kërkesa ankimore me objekt ndryshimin e tabelës, nëse në tavolinë nuk janë të paktën 5 anëtarë.
“Ju vijoni të ndikohen nga PD, ju prishni provat vini dorë në to. Ju po menaxhoni grahmat e fundit të partisë në ikje. Ju ftoj që këtë cështje ta rishikoni dhe ta ktheni mbrapsht dhe ti hapni rrugë animimit tonë në strukturat e tjera të parashikuar, ose ne do jemi inaktiv në këtë proces”, tha Gjoncaj.
Ndërkaq, për anëtarja e KQZ-së Vera Shtjefni theksoi se Komisioni Qendror Zgjedhor e ka kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar kërkesën.
Kërkesa u rrëzua dhe mbledhja vijoi pa pjesëmarrjen aktive të dy përfaqësuesve ligjor me shqyrtimin e ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin në qarkun e Kukësit.
Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon se ajo është fituese e një mandati në qarkun e Kukësit, ndërsa sipas rezultatit të deritanishëm Partia Demokratike ka siguruar 3 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat.
KUKËSI, LSI: KOALICIONI I DJATHTË 150 VOTA MË SHUMË SA TOTALI
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi sot KQZ-së, që të 15 Qendra Votimi në Kukës ti nënshtrohen rinumirërimit të votave. Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho deklaroi se koalicioni i djathë ka marrë 150 vota më shumë sec paraqiten në tabelat përmbledhëse.
“Zonja kryetare pavarësisht për të na tërhequr me një proces jo ligjor i përbuzim. Nga krahasimi i tabelave të numërimit nga numëruesit tuaj dhe pamjet filmime, ka parregullsi. Nuk pretendohet se LSi i janë marrë katër vota, problemi është se votat e marra nga subjekti tjetër janë më shumë se numri i votave të marra në monitor. Koalicioni i djathtë ka marrë 150 vota më shumë se duhet të merrte dhe nëse zbrisni atëherë do dilte se nuk do e merrni mandatin. Janë harxhuar miliona euro për transperencë. Votat që janë marrë nga koalicionit i djathtë janë më të mëdha se ato që paraqitet në video”, u shpreh Muho.
MBLEDHJA E KQZ
Partia Socialiste pritet të depozitojë në KQZ kërkesën ankimore për tabelën përmbledhëse të qarkut Lezhë. Rezultati i miratuar nga KQZ pak ditë më parë ndryshoi numrin e mandateve sipas koalicioneve, duke i kaluar një mandat koalicionit të djathtë që siguroi 4 mandate, ndërsa koalicioni i majtë mori 3 mandate.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të marrë në shqyrtim ankimimet e subjekteve zgjedhore për rezultatet e votimit të 23 qershorit, në qarqe të ndryshme të vendit.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të çelet me ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin në qarkun e Kukësit. Më pas, Komisioni do të marrë në shqyrtim ankimimin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, për të vijuar me një numër të madh ankesash të Partisë Kristiandemokrate të Shqipërisë, si dhe të Partisë së Pensionistëve Shqiptarë, të Partisë Republikane, etj.

Gjithashtu pritet të shqyrtohet kërkesa e kandidatit të pavarur për Qarkun e Fierit, Dritan Prifti.
VIJON...
(e.m/BalkanWeb)