Ambasadori Sequi takon Bujar Nishanin në Presidencë
TIRANË- Kreu i prezencës së BE-së në vendin tonë zhvilloi një takim mesditën e sotme me kreun e shteti Bujar Nishani. Ende nuk dihen detaje për takimin e zgjatur për rreth 45 minuta në ambientet e presidencës.
Ndërkohë, sot presidenti nishani në një takim me drejtuesit e institucioneve kryesore në vend, Guvernatorin e Bankës Qendrore, Ardian Fullani, kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, nënkryetarin e KLD-së, Elvis Cefa; Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla; Kryetarin e KLSH-së, Bujar Leskaj etj u bëri apel që të mos ndërpresin reformat ennisura.
Nishani ftoi krerët e këtyre institucioneve që të përballojnë me sukses dhe profesionalizëm periudhën e tranzicionit politik të pushtetit dhe të mos stepen apo frikësohen nga ndonjë revansh i mundshëm, gjatë fazës së kalimit të pushtetit, nga një maxhorancë në tjetrën.
(e.m/BalkanWeb)