E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, rrëzon ankimin e PS dhe G99 për Beratin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste dhe G99-ës për qarkun e Beratit. Edhe pas debateve të ashpra në mbledhjen e KQZ-së ky intitucion ka rrëzuar ankimimet e këtyre forcave politike duke votuar me 4 vota pro dhe 2 vota kundër për ankimimin e qarkut të Beratit. Ndërsa mësohet se Partia Republikane ka tërhequr ankimimin për këtë qark. Debatet e ashpra kanë shoqëruar KQZ-në pas kërkesës së Partisë Socialiste për rinumërimin e votave në KZAZ nr 1 në Berat dhe rivlerësimin në KZAZ nr 2 dhe 3 po në këtë qark. Pas këtij debate nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, është larguar nga mbledhja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›