E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen plehrat në godinën e amb.jugosllave

Zjarr te ish-ambasada jugosllave në Tiranë. Godina diplomatike e braktisur është përfshirë nga flakët rreth orës 09.00 të ditës së hënë pasi plehrave që ndodhesin brenda mureve të saj u është vënë flaka. Një telefonat nga banorët e pallateve që ndodhen në afërsi të ish-ambasdës te rruga e Durrësit kanë sjell zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr. Ata e kanë pasur të lehtë të lokalizojnë zjarrin pasi ai ishte të grumbulli i plehrave dhe më pas e kanë shuar atë. Ndërkohë, sipas burimeve nga zjarrfikësit mësohet se kjo është hera e katërt brenda pak muajsh ka rënë zjarr te ish-ambasada Jugosllave në tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së qëllimshme të zjarrit për të djegur plehrat. Por këto dyshime do të duhen të zbardhen nga hetimi i policisë për të gjetur shkaktarët e zjarrit te ish-godina diplomatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›