E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: ODIHR-it, i mungon transparenca

Misionit të ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve i mungon transparenca, ndërkohë që vërejtjet e prezantuara në raportet e nxjerra nga vëzhguesit e këtij misioni duhet të ishin më të qartë. Kështu ka komentuar raportin e ndërmjetëm të nxjerrë nga vëzhguesit e ODIHR , eksperti i çështjeve zgjedhore ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata, i cili ka theksuar se misioni i ODIHR shfaqi problem që në mbërritjen e tij kur njëra palë vuri në dyshim besueshmërinë e këtij misioni. Duke vërejtur se edhe këto zgjedhje patën problem në procesin e numërimit të votave, Gjata sugjeron që në këto komisione duhet të ketë një përfaqësues të KQZ, i cili të zgjidhë bllokimet që krijojnë partitë politike. Sipas Gjatës edhe vetë sistemi zgjedhor pati problem në përkthimin e votave në mandate. Edhe partitë politike here në zgjedhje herë publikisht kanë pranuar se kodi i ri pati problem duke shprehur vullnetin për ta ndryshuar sërish atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›